E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetët e PD-së japin “sadaka” për zonat e përmbytura

Vendimi për “sadakanë” u mor gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të partisë qeverisëse ditën e djeshme. Kryetari i këtij grupi, deputeti Astrit Patozi tha se shuma e caktuar do të merret nga paga mujore e deputetëve. Patozi tha më tej, se pavarësisht se situata më e vështirë në këto zona ka kaluar tashmë, vëmendja nuk duhet të largohet, në mënyrë që banorët të rehabilitohen plotësisht. Mbledhja e grupit parlamentar me dyer të mbyllura- sipas Patozit-ka vendosur për angazhimin e mëtejshëm të të gjitha strukturave shtetërore dhe deputetëve deri në kthimin e normalitetit në zonat e prekur nga fatkeqësia.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›