E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferrara pas ndeshjes: Dhamë sinjale pozitive

“Gjithçka funksionoi në mënyrë të përsosur, lojtarët dhanë maksimumin, duke zhvilluar një ndeshje të madhe”. Kjo është deklarata e numrit një të pankinës së “Zonjës”, menjëherë pas takimit të fituar me rezultatin e thellë 5-1 përballë Sampdorias në “Olimpiko” të Torinos.

Dhe më tej shtoi: “Shënuam pesë gola tepër të rëndësishëm. Por akoma më të rëndësishme janë loja, dëshira për të mos u ndalur nga fillimi në fund. Çfarë ndryshoi në pak kohë? Ndoshta duhej dhënë një shkëndijë, sepse kushtëzoheshim nga rezultatet negative. Po e marrim veten, duhet të vazhdojmë kështu”.

Trajneri bardhezi ka vlerësuar ndeshjen e mbrëmjes së djeshme, duke e cilësuar si më të mirën e zhvilluar deri tani nga skuadra e tij. “Po, ishim shumë më mirë se ndaj Romës apo në transfertën e Xhenovas. Juventusi më sulmues? Ne luajmë gjithnjë me një sulmues të avancuar. Megjithatë, skuadra luajti mirë në fazën mbrojtëse. Ky ishte një ekip që ndryshoi taktikisht në krahasim me të mëparshmit. Po punojmë me një skemë që besojmë se mund të jetë evlefshme për të ardhmen. Shkoi shumë mirë”, nënvizoi Ferrara.

Tashmë Juve është zyrtarisht skuadra anti-Inter, por të shtunën vjen Napoli, një ekip skuadër që po kalon një formë të mirë: “Është më mirë që ë ndeshemi me një skuadër të fortë në këtë moment. Me siguri ka për të qenë një përballje shumë e bukur”.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›