E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkime në Thethë për studentët e humbur çekë

Gjatë gjithë ditës së djeshme forca të shumta policore zbarkuan në zonën e Thethit, duke bërë kërkime për gjetjen e tre të rinjve, të zhdukur pa lënë gjurmë që prej vitit 2001.

Mësohet se forcat e policisë janë ndarë në 20 grupe pune, por pavarësisht punës kërkimore, deri më tani nuk është arritur asnjë rezultat. Tre të rinjtë nga Çekia mbërritën në Shqipëri për turizëm malor. Ata u zhdukën në Dukagjin gjatë udhëtimit të tyre në Alpe. Jan Pavelka, Michail Pavelka dhe Lenka Tuckova janë parë për herë të fundit në Theth, në gusht të vitit 2001.

Pavarësisht kërkimeve pa rezultat, policia do vazhdojë dhe sot kontrollin e zonës ku mendohet se ndodhen trupat e studentëve çekë. Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion një shumë prej 100 mijë dollarësh për të gjitha ata që japin informacion rreth zhdukjes së studentëve.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›