Ferrari, Leclerc jashtë në Melburn: Kontakti me Stroll? Incident

“I pashë pamjet dhe nuk mendoj se kam faj. E kisha lënë mënjanë zhgënjimin, e dija se gara ishte e gjatë. Në kthesën 1 isha i kujdesshëm, në kthesën 3 kishte hapësirë nga jashtë dhe tentova, pastaj Alonso nga brenda duhej të frenonte sepse kishte makina përpara dhe kjo bëri që Stroll të futej në mes Fernando dhe meje. Por nuk është as faji i tij, ishte një aksident garish”.
Kështu, Charles Leclerc komentoi episodin që e solli një kontakt me Lance Stroll, i cili bëri që ai të përfundonte në zhavorr në Melburn pas vetëm tri kthesash. Me këtë “0”, Monegasku I Ferrarit mbetet me vetëm 6 pikë në tri gara: “Frustrimi është i madh, në tre fundjavë gjithçka shkoi keq. Rezultati është se kemi shumë pak pikë, sezoni është i gjatë por ne duhet të shërohem nga Baku”.