Ferrari fluturon në Singapor, Lëklerk i pari në prova

Pas disa javësh mungesë, Botërori i Formulës 1 është rikthyer në pistë dhe destinacioni i radhës është Singapori, aty ku do të zhvillohet edhe gara e radhës, që është edhe e 17-ta për këtë sezon. Dhe në pistën e qytetit-shtet, në dritën e prozhektorëve janë zhvilluar të shtunën provat zyrtare të Çmimit të Madh të Singaporit, të cilat janë kushtëzuar edhe nga kapriçot e motit. Kështu, në seancën e parë dhe të dytë, të zhvilluara me gomat e mesme, të parët që kanë rënë në “fushën e betejës” kanë qenë Valteri Botas, Daniel Riçiardo, Esteban Okon, Aleksandër Albon, dhe Nikolas Latifi.
Pas tyre, në seancën e dytë, do të mbeten jashtë seancës së fundit edhe Xhorxh Rasëll, që ishte e papritura e parë e madhe e këtyre provave zyrtae, por edhe Lens Stroll, Mik Shumaker, Sebastian Fetel dhe Zhu Guanju. Ndërsa në seancën e 3-të dhe të fundit, të zhvilluara me gomat e buta, ka qenë Ljuis Hemilton që e ka nisur më mirë dhe minutat e fundit ishin dramatike, por Sharl Lëklerk regjistroi kohën më të shpejtë, me 1 minutë, 43 sekonda e 412 të mijëtat.
Pas tij ka ardhur piloti i “Red Bull”-it, Sebastian Perez, 22 të mijëtat më i ngadaltë, i ndjekur nga Hemilton dhe Karlos Sainz. Por e papritura më e madh e provave zyrtare ishte tërheqja në metrat e fundit, në mënyrë të pashpjegueshme dhe me urdhër të skuadrës, e kampionit në fuqi të botës dhe kryesuesit aktual të renditjes së pilotëve, Maks Verstapen. Sikundër provat zyrtare të shtunës, ashtu edhe gara e së dielës e Çmimit të Madh të Singaporit, do të vijë në RTSH, duke nisur nga ora 14:00.