E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferrari kerkon Fetelin

Dukej se gjithçka ishte mbyllur prej kohësh, por Sebastian Fetel turbullon sërish ujërat në Formula 1.
Kampioni i botës në fuqi mund të largohet nga Red Bulli në fund të botërorit 2013.
Mediat italiane zbulojnë bisedimet e fshehta që Ferrari ka patur me menaxherin e pilotit gjerman.
Fetel kishte thënë më parë se do të vazhdonte gjatë karrierën me Red Bull, por kjo mund të rezultojë e pavërtetë.
Ferrari mendon prej kohësh për një dyshe pilotësh që do të dominojë pistat e Formula 1. 
Bëhet fjalë për Fernando Alonso dhe Sebastian Fetel.
Ndërkaq, ndërsa po pushon për disa ditë nga impenjimet në Formula 1, Fetel ka gjetur me se të argëtohet.
Kampioni i botës në fuqi ka marrë pjesë në një garë me makina për fëmijë në qytetin Herten të Gjermanisë perëndimore.
Madje, Fetel ishte veshur sipas një personazhi video game të quajtur Mario.
Plot 40 000 njerëz ishin në cirkuit për të parë spektaklin e Fetelit.
Kampioni i botës kryeson renditjen edhe këtë vit në Formula 1 me 34 pikë më shumë sesa Fernando Alonso i Ferrarit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›