Lacio rrit oferten ne 2 milione euro per Elseid Hysajn

Nga Hysaj te Mavraj. Lacio vazhdon të jetë destinacioni i pëlqyer për futbollistët shqiptarë.
Pavarësisht se klubi italian ka bërë përforcime në këtë merkato, Hysaj mbetet një objektiv i rëndësishëm.
Oferta laciale ka shkuar në 2 milionë euro nga 1.5 që ishte më parë, ndërsa Empoli vazhdon të pretendojë 3 milionë për kartonin e shkodranit 19-vjeçar.
Sipas mediave italiane palët mund të mbyllin marrëveshjen shpejt, duke gjetur një rrugë të mesme financiare.
Jo vetëm Hysaj, pasi edhe Armando Sadiku ka hyrë në orbitën e Lacios. Sulmuesi do të largohet nga Lugano në kategorinë e dytë zvicerane me Serinë A si stacion tjetër në karrierën e tij.
Në të njëjtin drejtim shkon edhe Mërgim Mavraj. Nga Gjermania vijnë lajme se e ardhmja e mbrojutësit nuk është e qartë.
Grojter Fyrt njofton se nuk dihet nëse mbrojtësi shqiptar do të jetë apo jo në skuadër sezonin e ardhshëm në Bundesligën B.
Trajneri i kombëtares De Biazi është shprehur se Mavraj është në bisedime të avancuara me një klub të Serisë A, por nuk ka zbuluar emrin e skuadrës.
I ndryshëm është diskutimi për Lorik Canën. Si pjesë e rëndësishme e Lacios, kapiteni i kombëtares shqiptare kërkon trofe të tjerë të rëndësishëm pas Kupës së Italisë në sezonin e fundit.