Mario Gomez prezantohet tek Fiorentina

Ishin 20 000 tifozë në stadiumin “Artemio Franki” të Firences për të parë një kampion të Europës që vjen tek Fiorentina.
Tifozët kanë shpresë se me sulmuesin e kombëtares gjermane, të ardhur nga Bajerni, do të synojnë të paktën kualifikim për në Champions.
Gomez u shpreh ashtu si Kenedi në Berlin: Unë jam një fiorentin.
Më pas ai sqaroi se kishte ardhur në Firence sipas këshillës së Pep Guardiolës.
Gomez u ble nga Bajerni për 20 milionë euro, ndërsa bavarezët e blenë për 30 milionë nga Shtutgarti.
Ai ka shënuar 25 gola në 58 ndeshje për Gjermaninë si dhe 200 gola si profesionist me klubet.
Ashtu si në Firence, në “Visente Kalderon” ishin 20 000 tifozë për të pritur heroin e ri të Atletikos së Madridit.
David Vija është tashmë bardhekuq dhe premton gola si dhe tituj.
Sulmuesi erdhi nga Barcelona vetëm për 5 milionë euro dhe u shpreh gjatë prezantimit se tifozët dhe klubi i dhanë atë ngrohtësi për të cilën kishte nevojë.
I shquar si golshënues tek Valencia dhe te kombëtarja e Spanjës, Vija pati probleme me mënyrën e lojës së Barcelonës.
Tifozët e Atletikos shpresojnë që ai t’i bëjë të harrojnë sadopak Falkaon që shkoi tek Monako.