E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ferrari, me pretendime në Angli

Në Maranelo kërkojnë që puna e inxhinierëve dhe mekanikëve të pasqyrohet sa më mirë në pistë. Dhe pas rezultatit shpresëdhënës në Austri, të dyja makinat Ferrari nisen drejt britanisë së madhe me synime të larta, drejt podiumit. Të dielën garohet në Silverstone, në tempullin e automobilizmit anglez dhe nga makinat e kuqe pritet konfirmimi i përmirësimeve të bëra në të dyja njëvendëshet e Lëklerkut dhe sainzit. Pista angleze është një nga të preferuarit e Charles Leclercut. Ai është ngjitur ë tre herë në podium në Britaninë e Madhe me Ferrarin.

Prandaj, precedentët sugjerojnë optimizëm. Sidomos pasi Charles ka gjetur sërish buzëqeshjen e tij, me vendin e dytë në austri dhe ndjen përkrahjen e ekipit. E ndërsa Red Bull me Vertapen garojnë për një planet tjetër, pas tij kampionati është i hapur. E kjo gjithnjë në varësi të përmirësimeve të vazhdueshme që bëjnë të gjitha makinat. Rezultatet e të cilave po shihen garë pas gare.

Podiumi i Lëklerk në Çmimin e madh në Austri, ishte i 800 në historinë e Ferrarit. E përpjekjet që po bën Ferrari për t’u ringritur kanë edhe mbështetjen e ish pilotit të F1, David Coulthard: “Verstappen është nga një planet tjetër, por unë dua që edhe Ferrari të fitojë” ka thënë ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›