Ferrari paguan çmimin me 100 mijë dollarë

Cmimi i Madh i Gjermanisë i dhuron dopietën e 81 të historisë Ferrarit, por në Maranello nuk ka asgjë për të festuar. Parakalimi i Alonsos ndaj Massës e mbi të gjitha komunikimi në radio nuk kanë kaluar pa u vëzhguar nga komisarët e pistës. Menjëherë pas garës është bërë një mbledhje e jashtëzakonshme me vendimin final: 100 mijë dollarë gjobë për Ferrarin që është edhe paralajmëruar nga Këshilli Botëror i FIA për urdhrin e dhënë ndaj Massës, për të lejuar kalimin e Fernando Alonso në xhiron e '49, që saktësisht në radio nga Rob Smedley citohej "Pra, Fernando është më i shpejtë. Mund ta konfirmosh nëse e kuptove mesazhin?".
E vetëm pak caste pas parakalimit të Alonsos, që e mbylli garën në vendin e parë, për ti lënë shkallën e dytë të podiumit brazilianit, vjen një tjetër mesazh: "Punë e mirë. tani qendro ngjitur pas tij. Më vjen keq." Artikulli 39.1 i rregullores së sportit saktëson se “urdhrat e skuderisë që ndikojnë në rezultatin e garës janë të ndaluar". Braziliani pas garës e ka të vështirë të fshehë zhgënjimin, në pyetjen nëse e ka ndjerë se nuk iu lejua të fitonte. "Jo, e vetmja gjë që ndjeva është se ne punojmë për skuadrën, dhe po bëjmë një punë shumë të mirë për Ferrarin dhe kjo është gjëja më e rëndësishme", u shpreh Massa. Për Ferrarin në fakt nuk është hera e parë që kryen një manovër të tillë. Brazilianit Rubens Barrichello i është mohuar fitorja në 2002, kur iu dha urdhri nga Jean Todt për ti lënë fitoren Michael Schumacher
Eno Skarço