Berisha çmend Arminian

Shqiptari ka qenë i papërmbajtshëm dhe ka hapur serinë e golave që në minutën e 12-të të takimit. Më pas, ai ka shënuar edhe tre gola të tjerë (35’, 50’ 70’).
“Berisha është në formë të shkëlqyer. Ai shënoi katër gola fantastikë në pozicione ekstremisht të vështira dhe dha një asist. Berisha është një lojtar me karakter të vështirë, por shumë i talentuar. Unë mendoj se ai duhet të bëhet shembull edhe për të rinjtë, që kanë ardhur kohët e fundit në ekip”, ka thënë trajneri, Kristian Zige, pas miqësores.
“Një profesionist duhet të jetë gjithnjë gati për të shënuar gola”, ka thënë pas ndeshjes vetë Berisha. Tekniku i Arminia Bilefeld tashmë është vënë para përgjegjësisë. Sulmuesi shqiptar po bën paraqitje shumë të mirë në këtë fazë përgatitore. Ndaj numri një i stolit do të duhet t’i gjejë një vend në formacionin bazë, gjë që i ka munguar ish-sulmuesit të Kombëtares sonë në edicionin e kaluar.