E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ferrari përgatitet për ndryshime

Goditja e pësuar në Imola, dhemb ende, mbi të gjitha sepse ishte e papritur. Kjo është arsyeja pse Ferrari dëshiron një reagim të shpejtë, duke filluar që në Çmimin e madh të Miami të planifikuar për në 8 maj. Nuk do të ketë një paketë përmirësimesh të rëndësishme në këtë garë, por Ferrari nuk ka fjetur mbi dafina dhe po përgatit zhvillime të mëdha për garën tjetër, Çmimin e Madh të Spanjës. Ferrari në Miami do të përdorë një paketë të re aerodinamike “me shpejtësi të lartë” që përshtatet më mirë me kushtet e pistës.

F1-75 do të prezantohet atje me një krah të pasëm të modifikuar për të shfrytëzuar maksimalisht një pistë që premton të jetë shumë e shpejtë edhe për shkak të një vije të drejtë të pafundme, gjatë të cilës udhëtohet me mbi 300 km/h për disa sekonda. Për të njëjtën arsye, Ferrari po punon për të rritur efektivitetin e Drs, gjë që është thelbësore gjatë parakalimit. Dhe njësia e fuqisë duhet të ketë gjithashtu një pjesë hibride që mund të japë më shumë fuqi.

Ndërkohë, që evolucioni i parë i madh aerodinamik i Ferrarit është planifikuar për në garën e Barcelonës, në fund të muajit maj, ku pritet një fuqi pak më e madhe në motor, gjë të cilën Red Bull e ka bërë tashmë. Me kufirin e shpenzimeve të vendosur në rreth 145 milionë euro në vit, efikasiteti në përcaktimin e zonave për përmirësim mund të jetë vendimtar.

Fatmirësisht, makina e kuqe është krijuar mirë dhe nuk ka nevojë për përmbysje, edhe sepse me uljen e buxhetit nuk do të mund të bëhen revolucione gjatë sezonit aktual.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›