E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rusia paralajmëroi Luftë të Tretë Botërore, Kina: Nuk duam diçka të tillë, të arrihet paqja me Ukrainën

Paralajmërimet e Moskës se ekzistonte një rrezik real për nisjen e një Luftë të Tretë Botërore, ka sjellë reagimin e Pekinit që shprehet kundër një skenari të tillë. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin tha se Kina nuk po kërkon Luftën e Tretë Botërore dhe po bën thirrje për një marrëveshje paqeje në Ukrainë

“Askush nuk dëshiron të shohë luftën e tretë botërore, është e nevojshme të mbështetet procesi i promovimit të bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës”, tha ai

Një ditë më parë, ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov paralajmëroi për kërcënimin real të shpërthimit të Luftës së Tretë Botërore. Ndërsa ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba iu përgjigj Lavrov se po përpiqet të “trembë botën që të mos mbështesë Ukrainën”./ La Repubblica

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›