E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shefi i OKB nga Moska: Duam armëpushim në Ukrainë! Lavrov: Fajtor për luftën, zgjerimi i NATO-s

Rusia ia hedh fajin zgjerimit të NATO-s për luftën në Ukrainë. Ministri i Jashtëm rus Serghei Lavrov tha se Rusia është ende e gatshme të gjejë një zgjidhje të negociuar, por Kiev nuk është i interesuar. Këto deklarata ai i bëri gjatë takimit në Moskë me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së në , Antonio Guterres

“Situata në Ukrainë është rezultat i zgjerimit të pakontrolluar të NATO-s në lindje. Nëse perëndimorët do të vazhdojnë të dorëzojnë armë, negociatat vështirë se do të kenë rezultate të mira”, tha Lavrov.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres tha se në Ukrainë duhet urgjentisht armëpushim.

“Ne jemi të interesuar të gjejmë mënyra për të krijuar kushtet për një armëpushim në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur, ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për këtë qëllim”, tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres po zhvillon një vizitë në Moskë ku pritet të takohet më vonë edhe me presidentin rus Vladimir Putin. /BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›