E Diel, 1 Nëntor 2026

Shah Deniz zyrtarizon zgjedhjen e TAP-it: Do të sjellë gazin azer në Evropë

projekti-tap-shqiperiAzerbajxhan- “Konsorciumi i zhvillimit të fushës së gazit Shah Deniz së Azerbajxhanit ka zgjedhur Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) për dërgesat e gazit natyror në Evropë”,-komunikoi zyrtarisht Gordon Birrell, Presidenti i BP Rajonale për Azerbajxhanin, Gjeorgjinë dhe Turqinë, i cituar nga agjencia e lajmeve ‘Reuters’.

TAP-i mundi projektin rival Nabucco West, nën zotërim austriak.

Projekti reflekton një shtytje të Bashkimit Evropian për alternativa ndaj importeve të gazit rus dhe pritet të fillojë rrjedhjen në vitin 2019.

TAP-i është i zotëruar nga Statoil i Norvegjisë, kompani zvicerane të AXPO dhe E.ON Ruhrgas i Gjermanisë.

Tubacioni TAP do të mbledhë gazin azerbajxhanas në Turqi dhe ta shpërndajë atë në të gjithë Greqinë dhe Shqipërinë para se të mbërrijë në Italinë jugore, që shtrihet 870 kilometra (540 milje).

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›