Fest 62, Adriana Matoshi jep mesazhin e fortë: Sot njeriu po shkatërron Tokën për pushtet dhe para

Një nga prezantueset e Festivalit të 62 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, Adriana Matoshi ka dhënë edhe një mesazh mjaft të rëndësishëm mbi Tokën dhe se si njeriu duhet të kujdeset për të.
Në mesazhin e saj, Matoshi u shpreh se dora e njeriut ka shkatërruar shumë pasuri tokësore duke tharë lumenj dhe liqene e duke rrezikuar botën e gjallë.
E gjitha kjo sipas Matoshit bëhet për pushtet dhe kjo është vetëvrasje për vetë njerëzimin i cili sipas tij, po shkatërron mjedisin në të cilin jeton.
“Nëse do ta shihnim tokën nga lart, nga satelitët me gjasë do të na dukej një sferë e mrekullueshme. Por nëse biem pak në lartësi dhe e vëzhgojmë nga kupa e qiellit, a do t’ia dallojmë të qarat.
Por kur thahet për ujë. Po të qarat kur rrëshqasin dherat për rrënimin që e shkakton dora e njeriut. Tani ajo po nxehet, po pi ujërat e lumenjve, liqenet për t’u kthyer në një shkretëtirë dhe bota e gjallë po vdes. Po pse? Për pak para më shumë, për pak pushtet më shumë! Ndërsa njerëzia po rrezikon veten, kjo është një vetëvrasje, kush vret tokën, vret njeriun”, u shpreh Matoshi.
/rtsh.al/