Fest 62, Melodajna Mancaku: Dëshira ime është që të fitoj Festivalin, por…

Melodajna Mancaku, është vokalistja me moshën më të vogël në Fest 62, por ajo është dëshmi e një zëri të madh. Sipas saj, udhëtimi në botën e muzikës është i hershëm, që kur ka qenë e vogël.
“Jam pjesë e një familje muzikantësh. Në hyrjen time në rrugën e muzikës natyrisht ka ndikuar edhe familja. Koha do të provojë nëse muzika tek unë do të jetë parësore, apo do të mbetet thjeshtë një hobi. Dëshira ime është që të fitoj Festivalin, por nga ana tjetër, gjykoj se më duhet edhe mua pak kohë për tu pjekur vokalisht, që të performojë sa më mirë. Shpresoj që kënga tu pëlqejë njerëzve.”, tha Mancaku në nisje të Fest 62.
/rtsh.al/