Shpat Deda debuton në Fest 62′: Ky event më jetëgjati në trevat shqipfolëse

Këngëtari i njohur Shpat Deda është shprehur mjaft i emocionuar para nisjes së Festivalit të Këngës në RTSH teksa deklaroi se ky event është më jetëgjati në traditën e festivaleve në trevat shqipfolëse.
“Për herë parë, jam debutues. Festivali i Këngës është festivali me traditën më jetëgjatë në trevat shqipfolëse. Është një festival ku kanë shkelur emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare. Është kënaqësi e madhe duke pasur një krijim dhe më pas ta interpretosh live me orkestrën simfonike të RTSH-së. Është kënaqësi që të shkel në atë skenë”, theksoi Shpat Deda për mikrofonin e RTSH-së.
Ai tregoi edhe se për çfarë bën fjalë kënga që do të interpretojë në skenën e Fest ’62. Sipas tij, ajo rrjedh nga ajo që ai ka përjetuar në jetë.
“Zakonisht si kantautor bazohem në ndjenjat që kam përjetuar në jetë. Edhe në këtë rast baza është aty”, tha Deda.
/rtsh.al/