“Fest 64’’ – Artistët vijojnë provat në RTSH, përgatiten për katër netët live

Ndërsa na ndajnë më pak se një muaj nga ngjarja më e rëndësishme e fundvitit, Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, artistët pjesëmarrës, Bendi muzikor dhe Orkestra e RTSH vijojnë provat me këngëtarët, duke u bërë kështu gati për të gjitha detajet, përgatitjet dhe emocionet që pritet t’i dhurojnë publikut përgjatë 4 netëve live të Festivalit.
Provat po zhvillohen në Sallën e Orkestrës Simfonike.
Provat kanë nisur me pjesën e parë të artistëve që performuan më 19 nëntor, ndërsa pjesa tjetër i është bashkuar mbrëmjen e 20 nëntorit.
Artistët po punojnë nga afër me Orkestrën për të ndërtuar interpretimin live të çdo kënge, duke përshtatur detajet muzikore sipas konceptit të tyre artistik.
“Fest 64” pritet të jetë me emocione, muzikë të bukur, spektakël dhe shumë surpriza, ku nuk do të mungojnë të ftuarit specialë.
Gazetare: Xhilda Kondi
/rtsh.al/