E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Festa e Fëmijëve" dhurata për të vegjlit ne spitalin e Beratit

Edhe në spitalin e fëmijëve në Berat është ndjerë atmosfera e festës së 1 qershorit. Fëmijët kanë marrë mjaft vizita në ditën e tyre. Ndërkohë komuna Nikel ka menduar për fëmijët, duke akorduar një shumë prej 10 mijë lekësh të reja për 46 prej tyre. 

BERAT- U është dashur ta kalojnë në spitalin festën e tyre, por nuk u kanë munguar urimet dhe dhuratat. 35 fëmijë beratas nuk kanë mundur ta kalojnë në shtëpitë e tyre festën e “1 qershorit”, por edhe në dhomat e spitalit ku janë të shtruar duke marrë ndihmën mjekësore kanë mundur që të festojnë. Bashkia e Beratit ka bërë të mundur sot në ditën ndërkombëtare kushtuar fëmijëve një festë ku edhe fëmijët e sëmurë që gjendeshin në spital në këtë ditë të mund të festonin.

Mesditën e sotme ambientet e repartit të fëmijëve kanë patur mjaft vizitorë, si pushtetarë lokal, drejtues të organizatave jo fitimprurëse, të cilët janë bashkuar me fëmijët e shtruar në spital duke ju utuar atyre festën e fëmijëve dhe njëkohësisht duke shpërndarë dhurata si lodra e libra.

Po në këtë qytet në lagjen “Çlirimi” dita e 1 qershorit është zgjedhur për të përuruar përfundimet e rikonstruksionit të kopshtit “Çlirimi 2”. Me anë të një investimi nga qeveria turke, nëpërmjet agjencisë turke për zhvillim është mundësuar rikonstruksioni total i kopshtit të fëmijëve. Që prej ditës së sotme 120 fëmijët do të kenë më shumë mundësi për të mësuar dhe argëtuar në kopshtin e tyre, i cili është shndërruar në një godinë moderne dhe bashkëkohore.

KRUJË- Ndërkohë në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve komuna Nikel në rrethiin e Krujës, ka organizuar një takim me fëmijët jetim të kësaj komune. Janë 46 fëmijë jetim në këtë komunë, prindërit e të cilëve janë vrarë gjatë vitit 1997, por mes tyre ka edhe jetimë të cilët prindërit i kanë humbur në aksidente gjatë punës apo edhe gjatë aksidenteve automobilistike. Me këtë rast komuna e Niklës ka akorduar për çdo fëmijë jetim nën moshën 16 vjeç, një shumë prej 10 mijë lekësh të reja.

(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›