E Shtunë, 31 Tetor 2026

"1 qershori" Rama përuron çerdhen në njësinë nr 8

Me rastin e 1 qershorit kreu i Bashkisë së Tiranes Edi Rama ka përuruar rikonstruksionin e një çerdheje në njësinë bashkiake numër 8 në Tiranë. Kryebashkiaku Rama theksoi se Shqipëria është stacioni i ndryshimit të madh. 

TIRANE- Një çerdhe tërësisht të rikonstruktuar ka sjellë ky 1 qershor për fëmijët e njësisë bashkiake numër tetë në kryeqytet. Rikonstruksioni i plotë i saj ka bërë të mundur përmirësimin e ndjeshëm të kushteve, si dhe riorganizimin e ambienteve për vogëlushët. Kreu i Bashkisë së Tiranës Edi Rama tha se pas 1 qershorit do të nisë një epokë e re për Shqipërinë,

“Duke i uruar të gjithë fëmijëve të kryeqytetit 1 qershorin, unë u them të gjithë prindërve të tyre se edhe 27 ditë dhe ne do të mund të bëjmë sëbashku shumë më tepër se çkemi bërë në këto 8 vite të marra sëbashku. Ne do të mund të ndërtojmë çerdhe, kopsht për çdo lagje, shkollë për çdo fëmijë të kryeqytetit që meriton të shkollohet si fëmijët e europës, ku ne duam dhe do të integrohemi sëbashku. Pas 28 qershorit fillon një epokë e re për Shqipërinë por edhe për Tiranën”- u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës Edi Rama.

Çerdhja numër 23, bën pjesë në njësinë bashkiake numër 8 dhe do të ofrojë një shërbim cilësorë për 100 fëmijë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›