E Diel, 1 Nëntor 2026

Festa e Fjetjes së Hyjlindëses Mari, Presidenti Begaj uron besimtarët

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar besimtarët në të gjithë vendin me rastin e Festës së Fjetjes së Hyjlindëses Mari.

“Uroj të gjithë besimtarët e krishterë në mbarë vendin: Gëzuar Festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari”, shkruan Presidenti Bajram Begaj.

Fjetja e Hyjlindëses së Tërëshenjtë Mari kremtohet sot në të gjithë Shqipërinë, me shërbesa të shenjta dhe Liturgji Hyjnore në të gjitha Mitropolitë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Kjo ditë përkujton fjetjen, ngjalljen dhe lavdërimin e “Nënës” së Zotit, Jezu Krisht, ndërsa konsiderohet si “Pashka e verës” dhe paraprihet nga një periudhë kreshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›