Festa e Flamurit Prishtina vishet kuqezi

Festa e Flamurit do ta veshë kuq e zi Prishtinën dhe mbarë Kosovën. Edhe pse qeveria kosovare e ka shpallur ditë pushimi 28 nëntorin, në fakt janë Komuna e Prishtinës, Lëvizja Vetëvendosje, por dhe Aleanca Kuqezi nga Shqipëria, ata që do t’i japin jetë festës në Kosovë.
Sheshi “Nënë Tereza” do të ndricohet enkas nga komuna për këtë ditë, ndërsa përgjatë tij do të zhvillohen një sërë aktivitetesh. Komuna përkujdeset për aktivitetet kulturore, një koncert për fëmijët në orën 13:00 në Pallatin e Rinisë dhe në mbrëmje një koncert festiv në orën 20:00 në sheshin “Nëna Tereza”.
Por mëngjesi i 28 nëntorit fillon gjithashtu me tubimin e Aleancës Kuq e Zi e cila u ka bërë thirrje shqiptarëve të mblidhen në Prishtinë për të hapur një flamur gjigant kuq e zi, i cili mbërrin nga Vlora.
Sic është paralajmëruar marshi nis nga ora 10:30 në Kinema ABC dhe më pas mijëra qytetarë do të marshojnë në shëtitoren nga hotel Grandi drejt New Born-it.
Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje për të cilën kjo datë ngërthen në vete të gjitha fazat e kombformimit, vjen me një program jo vetëm në Prishtinë, por edhe në Gjakovë dhe Prizren.
Sipas zyrtarëve të VV-së, 28 Nëntori nuk është vetëm ditë pushimi, por mbi të gjitha, ditë festimi, ditë reflektimi dhe ditë angazhimi institucional e shoqëror për kombin shqiptar drejt realizimit të këtij projekti madhor politik që nisi më 1912.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Vrasja e policit Enver Zymberi
Hetime në pista të ndryshme, shumë persona të përfshirë, por fare pak dritë mbi atë se kush janë shkaktarët e vërtetë për ngjarjet që po e terrorizojnë veriun e Kosovës. Serbia, zgjidhja për barrikadat
Serbia nuk ka vendosur barrikadat në veri të Kosovës. Por, zgjidhja urgjente është e nevojshme pasi ka tensione, jo vetëm në jug, por edhe në veri, tek serbët e KFOR-i dhe ekziston një nxehje gjakrash.
Thaci: Serbët i trajtojmë si të barabartë
Kryeministri kosovar Hashim Thaci u ka bërë thirrje serbëve të veriut që të shohin drejt Prishtinës, pasi atje është dhe perspektiva e tyre. "Veriu", akuza qeverisë së Thacit
Qeveria e Kosovës duhe ta ndërpresë retorikën e përditshme në lidhje me krizën në veri të vendit dhe të përballet seriozisht me atë, përmes veprimeve konkrete institucionale. Në barrikada për shkak të presionit
Presioni për të marrë pjesë në barrikada dhe frika e humbjes së punës ka qenë një ndër arsyet kryesore që i kanë cuar serbët e veriut të Kosovës në barrikada.
Lajmet kryesore
Votohet në parim buxheti 2012
PS ofroi 8 propozime. Berisha: Politikë e dështuar
Kuvend, replika Blushi-Berisha
Bruksel, Rama takon Papandreun
Plani i ri urbanistik i Tiranës