Serbia zgjidhja per barrikadat

Serbia nuk ka vendosur barrikadat në veri të Kosovës. Por, zgjidhja urgjente është e nevojshme pasi ka tensione, jo vetëm në jug, por edhe në veri, tek serbët e KFOR-i dhe ekziston një nxehje gjakrash.
Millivoje Mihajllovic, shef i zyrës për media të Qeverisë së Serbisë, thotë se ekziston mundësia e lehtë për ta gjetur një zgjidhje për të qetësuar situatën dhe një zgjidhje afatgjatë.
“Problemi i Jarinjës dhe Bërnjakut mund të zgjidhet lehtë. Mund të zgjidhet që të kthehet situata në gjendjen para korrikut dhe të diskutohet për këtë në Bruksel, që të dyja palët, në fakt të tria të paraqesin idetë e tyre dhe të gjendet një zgjidhje e ndershme dhe e drejtë. Kjo është situata pas së cilës barrikadat me siguri do të zhdukeshin pasi serbët në veri do të reagonin pozitivisht. Ata nuki duan institucionet e Kosovës dhe derisa janë të qetë është e drejt legjitime e tyre të protestojnë”, tha Millovoje Mihajllovic, Shef i Zyrës për Media, Qeveria e Serbisë.
Gjatë kësaj jave janë lënduar dhjetëra ushtarët të KFOR-it, ndërkohë serbët kanë shtuar barrikadat në veri duke kërkuar të ndalojnë hapjen e rrugëve.
Ndërkohë që pritet një takim tjetër mes delegacioneve, marrëveshjet vonojnë të zbatohen, ndërsa Serbisë i duhet situata për të ecur përpara me statusin e kandidatit për në Bashkimin Evropian.
“Serbia nuk i ka vendosur barrikadat. Progresi i Serbisë varet nga ajo që të vazhdojë dialogu dhe të zbatohet marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Serbia është duke e bërë këtë. Fakti që këto nuk zbatohen në mënyrë shumë të shpejtë ka të bëjë me atë se kemi nevojë të ndryshimit të ligjeve apo aprovimi i rregulloreve dhe ju e dini që kjo kërkon një procedurë. Por, Serbia do të respektojë gjithçka që është arritur në Bruksel përderisa është në pajtueshmëri me ligjin dhe kushtetutën”, shtoi Millovoje Mihajllovic.
Megjithatë, përkundër zotimeve të mëdha nga Prishtina, Kosova është larg vënies së kontrollit në veri. Por, përveç kërcënimeve për shpallje të pavarësisë, as Serbia nuk ka ndonjë ofertë të re.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Festa e Flamurit, Prishtina vishet kuqezi
Festa e Flamurit do ta veshë kuq e zi Prishtinën dhe mbarë Kosovën. Edhe pse qeveria kosovare e ka shpallur ditë pushimi 28 nëntorin, në fakt janë Komuna e Prishtinës, Lëvizja Vetëvendosje, por dhe Aleanca Kuqezi nga Shqipëria, ata që do t’i japin jetë festës në Kosovë.
Vrasja e policit Enver Zymberi
Hetime në pista të ndryshme, shumë persona të përfshirë, por fare pak dritë mbi atë se kush janë shkaktarët e vërtetë për ngjarjet që po e terrorizojnë veriun e Kosovës. Thaci: Serbët i trajtojmë si të barabartë
Kryeministri kosovar Hashim Thaci u ka bërë thirrje serbëve të veriut që të shohin drejt Prishtinës, pasi atje është dhe perspektiva e tyre. "Veriu", akuza qeverisë së Thacit
Qeveria e Kosovës duhe ta ndërpresë retorikën e përditshme në lidhje me krizën në veri të vendit dhe të përballet seriozisht me atë, përmes veprimeve konkrete institucionale. Në barrikada për shkak të presionit
Presioni për të marrë pjesë në barrikada dhe frika e humbjes së punës ka qenë një ndër arsyet kryesore që i kanë cuar serbët e veriut të Kosovës në barrikada.
Lajmet kryesore
Votohet në parim buxheti 2012
PS ofroi 8 propozime. Berisha: Politikë e dështuar
Kuvend, replika Blushi-Berisha
Bruksel, Rama takon Papandreun
Festa e Flamurit, Prishtina vishet kuqezi
Plani i ri urbanistik i Tiranës