E Diel, 1 Nëntor 2026

Festa e Pavaresise Tirana pa flamuj kombetar

Diten e Flamurit Tirana pa dekore Poni kerkon shkarkimin e Rames. Keshilltaret e PD-se Kryebashkiaku shkeli Kushtetuten. Poni Rama u perpoq te turperonte dinjitetin e shqiptareve

Tirana prej dy vitesh radhazi eshte perjashtuar nga festimet e Dites se Flamurit 28 Nentorit. Festa e shqiptareve edhe kete vit kaloi ne zymtesi te plote pasi kryebashkiaku Edi Rama nuk zbukuroi me dekore qytetin dhe madje nuk lejoi asnje festim duke shkelur hapur Kushtetuten. Per perjashtimin e kryeqytetit nga 98-vjetori i shpalljes se pavaresise kreu i grupit te keshilltareve te djathte ne Keshillin Bashkiak Ferdinand Poni ka fajesuar kryetarin e bashkise Edi Rama per te cilin ka kerkuar edhe shkarkimin. Poni vijon me tej duke i kerkuar Prokurorise se Tiranes procedimin penal per thyerje ne menyre flagrante te Kushtetutes si dhe ligjeve ne dem te interesave te Shqiperise dhe shqiptareve. Madje kete veprim Poni e ka quajtur te turpshem e te papergjegjshem dhe perpjekje te turperonte shpirtin dhe dinjitetin e shqiptareve.

Shkarkimi

28 Nentori eshte dite e sanksionuar ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise neni 14 pika 5 e cila percakton se Festa Kombetare e Republikes se Shqiperise eshte Dita e Flamurit 28 Nentori e megjithate Tirana kryeqyteti i Shqiperise ishte i pazbukuruar. Kete Poni e ka konsideruar si te dhimbshme dhe te turpshme qe kryetari i Bashkise se Tiranes duke e quajtur nje veprim te turpshem te papergjegjshem qe thyen ligjin Kushtetuten si dhe perpiqet te turperoje shpirtin dhe dinjitetin e shqiptareve duke perjashtuar kryeqytetasit nga festa.

Ai u shpreh Qytetaret e Tiranes dhe te mbare Shqiperise e kane te qarte se Edvin Rama ne kete perzierje te ulet morale mes tradhtarit dhe thyeresit ne menyre flagrante te ligjit e Kushtetutes mes nje mbartesi te paturpshem te nje fryme moralisht te ulet publike e respektit per shtetin kombin e flamurin tone dhe si i tille ai smund te rrije asnje dite as kryetar i bashkise se kryeqytetit.

Me tej kreu i grupit te keshilltareve te demokrate ne Keshillin Bashkiak Ferdinand Poni shpjegoi Edi Rama i ka shkelur me te dyja kembet ne menyre flagrante e te turpshme dhe po kaq abuzive si dinjitetin shqiptar ashtu edhe ligjet e ketij vendi qe jane ne themel te ekzistences se shtetit qe kushtezojne te sotmen dhe te ardhmen e Shqiperise. Sipas Ponit kjo eshte nje situate e perseritur e cila tregon cenim te dinjitetit e simboleve vetem tradhti e demtim te imazhit publik te institucioneve te saj. Per kete ai u kerkoi organeve te se drejtes publike e te gjyqesorit te marrin masat me te shpejta ne menyre qe keto veprime te mos demtojne kombin dhe kryeqytetin.

Hetimi

Ne emer te keshilltareve demokrate te Keshillit te Bashkise se Tiranes ne perputhje me ligjin nr. 8652 date 31.7.2000 Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore si dhe me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise neni 14 pika 5 Ferdinand Poni kerkoi shkarkimin e z. Rama nga detyra. Po keshtu Poni i kerkoi prokurorise te nise procedimin penal per thyerje ne menyre flagrante te Kushtetutes dhe ligjeve ne dem te interesave te ligjshme te Shqiperise dhe shqiptareve.

Policia nuk kemi penguar bashkine te dekoroje Tiranen

I menjehershem ka qene edhe reagimi i policise se kryeqytetit lidhur me akuzat e Bashkise se Tiranes se policia e kishte penguar kete institucion te dekoronte si cdo vit Tiranen me flamuj kuqezi per festat e nentorit me pretendimin se kerkonte te mos hiqte nga shtyllat banderolat blu te qeverise. Ne nje deklarate per shtyp policia informoi se nuk e ka penguar bashkine te dekoroje Tiranen. Me tej policia informon Kemi zbatuar kerkesen e bere nga Bashkia e Tiranes per bllokimin e rrugeve per festen e 29 Nentorit dhe Naten e Bardhe. Policia thekson se edhe kerkesa per sigurimin e mjediseve ku do te zhvillohen aktivitetet e organizuara nga bashkia per festimet ne zona te ndryshme te bulevardit te Tiranes eshte zbatuar dhe se policia po kryen detyren e saj. Policia reagoi per tiu pergjigjur akuzave te zedhenesit te Bashkise se Tiranes e cila kerkoi ne fund edhe bashkepunimin e policise per ruajtjen e sigurise ne rruge gjate festimeve te Nates se Bardhe duke aluduar qe policia te kryeje vertet detyren e te mos fshihet si nje jave me pare kur Tirana nen reshjet e shiut perjetoi diten me te pazakonte te bllokimit te trafikut i cili sipas kryebashkiakut Edi Rama u bllokua qellimisht nga Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Brendshem Lulzim Basha per te egersuar qytetaret me bashkine.

Bashkia dekorimet nuk u lejuan nga policia

Pas deklarates se dhene diten e djeshme nga kryetari i keshilltareve te Partise Demokratike ne Keshillin Bashkiak te Tiranes Ferdinand Poni per sa i takon trafikut te Tiranes menjehere vjen edhe reagimi nga Bashkia e Tiranes. Ferdinand Poni akuzoi kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama per sabotim te festes se 28 Nentorit. I menjehershem ka qene edhe reagimi i bashkise duke theksuar se trafiku do te ndalohet per Naten e Bardhe e ndersa thirrje i ben policise qe te bashkepunoje. Bashkia e Tiranes me ane te zedhenesit te saj Florian Serjani deklaron se Poni shpif dhe per kete arsye do te ngreje padi. Duke akuzuar Kryeministrin Sali Berisha si pergjegjesin kryesor duke ndotur 29 Nentorin Serjani shton se qeveria nuk lejoi vendosjen e flamujve.

Perfitojme nga rasti tu bejme thirrje edhe nje here Policise se Rendit dhe asaj Rrugore qe ti pergjigjen kerkeses se Bashkise se Tiranes per ndalimin e trafikut aty ku zhvillohen aktivitete dhe ruajtjen e rendit gjate festimeve te Nates se Bardhe. Shpresojme ne bashkepunimin e Policise se Shtetit konform ligjit qe qytetaret e Tiranes te mos perjetojne me bllokimin katastrofik te rrugeve te vetem nje jave me pare - tha me heret zedhenesi i Bashkise se Tiranes Florion Serjani.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›