E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks del dokumenti i pare per Shqiperine

Priten edhe 821 dokumente te tjera. 542 vijne nga ambasada amerikane ne Tirane nente prej te cilave jane klasifikuar si sekrete. Ambasada amerikane ne Tirane Nuk e dime permbajtjen. Godo Mund te zbulohet cfare ndodhi ne vitin 1997

Dokumenti i pare nga 822 dokumente qe permbajne termin Shqiperi eshte publikuar dje nga Wikileaks ndonese ende nuk jane publikuar dokumentet qe kane rendesi te vecante per vendin tone. Sipas Wikileaks 542 dokumente vijne nga ambasada e Shteteve te Bashkuara ne Tirane qe flasin ne menyre te vecante per vendin tone 9 prej te cilave jane sekrete dhe 142 jane konfidenciale. Deri tani Wikileaks ka publikuar vetem 243 nga 251.287 dokumente qe ka ne dispozicion.

Dokumenti

Dokumenti i pare ne vazhden e 822 dokumenteve qe do flasin edhe rreth Shqiperise ka te beje me nje takim te zhvilluar me 16 janar 2008 ne Paris ndermjet Xhozef Ud nenndihmesi i Zevendespresidentit te Shteteve te Bashkuara per Ceshtje te Sigurise Kombetare dhe Filip Erreras keshilltar i ceshtjeve strategjike i ministrit te Jashtem francez Kushner. Dokumenti qe do te deklasifikohej me 16 janar 2018 flet nder te tjera edhe rreth anetaresimit te vendeve te Adriatik 3 qe do te ndodhte nje vit me vone.

Ne dokument thuhet se Errera tha se Franca eshte dakord ne parim per secilin nga kandidatet e Adriatik 3. Ne menyre te vecante Franca nuk ka probleme me anetaresimin e Kroacise. Megjithate Errera tha se Shqiperia duket se e ka marre anetaresimin si te sigurt dhe duhet te beje me shume perpjekje per te pastruar ceshtjet e korrupsionit. Per sa i perket Maqedonise Errera tha se QEM Qeveria e Maqedonise shen. red. nenvlereson seriozitetin e ceshtjes se emrit per Greqine dhe se SHBA nuk duhet te beje te njejtin gabim. Franca nuk do te beje presion ndaj Greqise per kete ceshtje. Per me teper nese Athina do te terhiqej nga ceshtja e emrit qeveria greke mund te binte duke sjelle keshtu nje qeveri te re qe do te ishte pergjegjese per ndash dhe me shume gjasa kundershtare e ndash progresit te ratifikimit te zgjerimit te NATO-s.

Ambasada

Ky dokument qe vjen nga ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Paris te Frances pritet te pasohet nga me shume dokumente qe jane me interes per Shqiperine sidomos per sa u perket ceshtjeve te brendshme dhe marredhenieve ndermjet Shqiperise dhe fqinjeve e ne menyre te vecante me Greqine. Nga totali prej 822 dokumentesh qe permbajne termin Shqiperi 542 shkresa kane si burim ambasaden e Shteteve te Bashkuara ne Tirane prej te cilave 9 jane sekrete dhe 142 konfidenciale.

Burime nga ambasada e SHBA ne Tirane deklaruan se nuk jane ne dijeni per permbajtjen e ketyre dokumenteve dhe se do te kete nje reagim zyrtar nese dhe kur keto dokumente do te behen publike. Deri tani nuk ka pasur asnje reagim ne lidhje me kete ceshtje nga ambasada e SHBA-ve e cila do te reagoje me sa duket kur keto dokumente te publikohen nga Wikileaks.

Godo Akt pozitiv

Politikani dhe historiani Sabri Godo i ka vleresuar si pozitive keto zhvillime duke deklaruar se mund te zbulohen shume gjera nepermjet ketyre informacioneve. Ai tha se nepermjet dokumenteve sekrete mund te arrijme te zbulojme se nese ka pasur faktore te tjere ne vitin 1997.

Per nje gje jam i bindur qe ne ato ngjarje atehere ka pasur nderhyrje nga jashte. Nuk ka qene cdo gje e kurdisur perbrenda. Askush nuk kishte mundesi tu jepte permasa te atilla ngjarjeve te lsquo96-s pa nje nderhyrje dhe mbeshtetje nga jashte. Si ka qene ne cforma eshte bere deri ku ka shkuar te gjitha keto mbeten per tu pare. Gjithsesi jane ngjarje te se kaluares qe nuk duhet te kene ndonje ndikim te madh ne zhvillimin e marredhenieve aktuale. Por shenimet duhen mbajtur ndash tha ai.

Godo foli edhe per mundesine e nje nderhyrjeje amerikane ne ceshtjen e marreveshjes se ujerave ne Greqine. Sipas tij kjo edhe mund te kete ndodhur ne favor te Shqiperise.

Mua nuk do te me dukej ndonje habi e madhe te kishte ndonje lloj ndikimi te terthorte te Amerikes kjo ka te beje me interesat strategjike ne teresi por dhe me politiken qe ndiqet ndaj nje vendi ne vecanti. Ne cdo rast Amerika ka mbrojtur interesat tona. Kjo do te provokoje nje debat ku do te perfshihet e gjithe bota. Une e shoh si gje te dobishme mbase qeverite do te vihen ne veshtiresi ai qe nuk njeh te kaluaren eshte i destinuar te perserite gabimet ndash deklaroi Godo.

Dokumentet mbi Shqiperine pritet te publikohen gjate javeve dhe muajve ne vijim. Sipas analisteve interes te vecante kane dokumentet ne lidhje me marredheniet shqiptare-greke qe jane te perfshira edhe sipas medieve ne Greqi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›