E Diel, 1 Nëntor 2026

Shprese dhe dashuri per femijet ne veshtiresi ekonomike qe jetojne e punojne ne rruge

Tirane 30 Nentor 2010 NOA - Shprese dhe dashuri jane dy fjale qe kane nje kuptim mjaft te gjere e te rendesishem per kedo.

Megjithate edhe me kuptimplota behen per nje kategori te caktuar femijesh qe jeta i ka privuar nga shume kenaqesi madje shpeshhere i ka vene ne prova te veshtira.

Jane femijet qe per shkak te veshtiresive ekonomike ne te cilat ndodhen familjet e tyre jane detyruar te jetojne e te punojne ne rruget e kryeqytetit.

Pikerisht Shprese dhe dashuri eshte titulluar nje shfaqje e organizuar per keta femije ne nevoje ku protagoniste te saj kane qene vete femijet.

Ne kuader te Dites Nderkombetare te te Drejtave te Femijeve Bashkia e Tiranes dhe programi Save the Children ne Shqiperi ne bashkepunim me Qendren Ditore per Femijet qe Punojne dhe Jetojne ne Rruge organizatat partnere Femijet e Botes dhe te Shqiperise si dhe ARSIS Shoqata per Mbeshtetje Sociale per te Rinjte kane paraqitur ne mjediset e Teatrit te Metropolit shfaqjen e titulluar Shprese dhe dashuri.

Shfaqja ishte bazuar mbi performancen e vete femijeve te cilet perfitojne sherbimet e ofruara nga shoqatat qe ishin ne rolin e organizatoreve te veprimtarise.

Te vegjlit per rreth 2 ore kane harruar jeten e tyre te veshtire ne rruge dhe kane shfaqur talentin e tyre ne disa fusha te tjera.

Ata kane kercyer break dance kane luajtur pjese instrumentale madje kane aktruar nje pjese nga drama e titulluar Shprese dhe dashuri.

Pervec argetimit te femijeve dhe mundesise qe te shprehnin talentin e punen qe kane bere per te mesuar veglat muzikore apo per te luajtur si aktore te vertete veprimtaria ka synuar te jape nje mesazh te qarte per nevojen e madhe qe kane keta femije per mbeshtetje.

Situata ne te cilen keta femije gjenden cdo dite dhe ndjenjat qe pershkojne jetet e tyre kane nevoje per ndihmen e strukturave te shtetit por edhe te gjithe aktoreve te mundshem qe veprojne ne fushen e sherbimeve sociale.

Bashkia e Tiranes eshte e vendosur per te vijuar me rolin e saj kryesor edhe ne kete drejtim duke shfrytezuar te gjitha kapacitet e saj per te lehtesuar dhe permiresuar sa me shume jeten e ketyre femijeve.

e.r/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›