Bleona në "Cercle"

Këngëtarja Bleona Qereti, pas pjesëmarrjes në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve muzikore "Grammy", bën një tjetër paraqitje mediatike.
Kësaj rradhe, është revista "Cercle", që i ka kushtuar Bleonës tre faqe hapësirë, në artikullin me titull ''Për Bleonën".
"Talenti i Bleonës për të performuar, është i barabartë me bukurinë e saj dhe pasionin për të qenë absolutisht më e mira në atë që bën", thuhet mes tjerash për këngëtaren.
Ndryshe, Bleona ka kohë që është në përgaditje të albumit të saj në gjuhën angleze, me të cilin synon të depertojë në tregun ndërkombëtar të muzikës. /Indeksonline/