E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa greke, PDIU proteston në Këlcyrë: Dule ka shitur identitetin

PDIU është tubuar sot në urën e Dragotit në Këlcyrë në shenjë proteste kundër ardhjes së autobuzëve grek të tokën shqiptare, për të festuar në memorialin e ushtarëve të rënë.
 

Aktivistë të PDIU-së dhe Klubit të Patriotëve të Rinj kanë qëlluar me gurë dhe vezë makinën e deputetit të PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Raportohet se incidenti është shënuar pas disa deklaratave të deputetit Dule ndërsa ka marrë pjesë në meshën e organizuar në manastirin e Këlcyrës. Kreu i PBDNJ-it ka ironizuar tubimin e patriotëve shqiptarë ka theksuar se ata janë një grup i vogël njerëzish që janë të paguar.

“Në Këlcyrë po protestojnë qindra patriotë dhe jo aq sa thotë Dule. Ai kur flet për sanduiç dhe lek e ka nga përvoja personale. Dule ka 20 vjet që ushqehet me sanduiçë grekë e blen vota, tenton të blejë identitete me lekët e Greqisë. Ne mbrojmë kombin tonë dhe ndajmë me vëllezërit minoritarë me këtë renegat të shitur me sanduiçë. Dule është shtetas shqiptar me identitet të prishur” theksuan përfaqësuesit e PDIU-së

Në shtetin helen shënohet 72 vjetori i fillimit të luftës italo-greke, ditë e cila në Greqi është festë kombëtare dhe nderon të rënët e luftës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›