E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta në Konventën e LSI-së: Të lëmë mënjanë debatet boshe

Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi Konventën Kombëtare Zgjedhore, që do të zgjedhë Komitetin e ri Drejtues e do miratojë ndryshimet e statusit dhe programin e kësaj force politike.
 

Në fjalimin përshëndetës të Konventës, kreu i LSI, Ilir Meta teksa tha se partia e tij është partia e bashkëpunimit, për koalicionin e 2013 ai deklaroi se vendimi do të merret pikërisht në mbledhjen e vitit të ardhshëm të forumit më të lartë të kësaj force politike.
 

“Se cdo bëjë LSI në qershor 2013, ky nuk do jetë vendim i Ilir Metës dhe forumeve qe do zgjidhen nga kjo Konvente. Ai do jete nje vendim qe do merret në kohen e duhur, nga konventa nga gjithë delegatët. Ndaj cdo spekulim që është bërë dhe bëhet kërkon të na marrë energjitë që duhet t`i investojmë për të plotësuar tre kushtet e fundit për të marrë statusin”- tha Meta.
 

Kreu i LSI apeloi politikën të lërë pas të shkuarën e t`i japë fund politikave bllokuese, duke miratuar sa më parë 3 ligjet e vëna kusht nga KE për marrjen e plotë të statusit.
 

“Eshte koha te rrezojme muret dhe te ndertojme ura komunikimi. Politika duhet te ndaje interesin partiak nga ai madhor i qytetareve.I bëj thirrje klasës politike të votojë me konsensus këto 3 akte që mezi priten nga të gjitha, të dalin mbi opsionet dhe interesat e ngushta partiake të ditës në emër të interesit të qytetarit. I ftojmë partitë e majta dhe të djathta që të ndahen nga konfliktet papërgjegjshmërisë politike. Sfida jonë është Europa” shtoi kreu i LSI-së.
 

Kreu i sapozgjedhur i LSI paralajmëroi nisjen e një bashkëpunimi me PDIU për të zgjidhur përfundimisht çështjen çame.
 

“Do të nisim bashkëpunim me PDIU për çështje çame. Vetëm zgjidhja e çështjes çame forcon marrëdhëniet me Greqinë”-theksoi Meta.
Punimet e Konventës së LSI u ndoqën nga Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, ai i BE-së Ettore Sequi dhe kreu i prezencës së OSBE-së Eugen Wolfarth.
 

Të ftuar ishin edhe përfaqësues të partive politike, kreu i grupit demokrat Astrit Patozi, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, deputeti Kastriot Islami etj.
 

Punimet u përshëndeten edhe nga përpaqësues të partive politike në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe të Luginës së Preshevës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›