E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konventës Kombëtare zgjedhore e LSI, voton Ilir Meta

Lëvizja Socialiste për Integrim vijon ditën e dytë të Konventës Kombëtare, forumin më të lartë të kësaj force politike.
 

Dita e dytë e Konventës nisi me një mesazh të shkrimtarit Dritëro Agolli ndërsa më pas Konventa u përshëndet edhe nga tre krerët e LSI-së në Greqi.
 

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama tha se gjatë ditës së djeshme dhe të sotme kanë ardhur mjaft mesazhe urimi dhe mbështetëse, por më i veçanti ishte ai i shkrimtarit të madh, Dritëro Agolli.

Në mesazhin e tij, Dritëro Agolli denoncoi atë që e quajti, mikrobi i shumëfjalësisë, ku sipas tij për njëçerek shekulli dëgjojmë ata që bëjnë të njëtën hyrje në fjalime, arrogante dhe mendjemadhe.

Kreu i LSI-së Ilir Meta së bashku me përfaqësues të lartë LSI-së ku mes tyre edhe ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo kanë votuar sot për të zgjedhur komitetin e ri drejtues.
 

Gjatë punimeve të Konventës gjithashtu pritet të miratohen ndryshimet në dy dokumente bazë të funksionimit të LSI-së, statuti dhe program i kësaj force politike.
 

Punimet e Konventës së LSI u ndoqën dje edhe nga Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, ai i BE-së Ettore Sequi dhe kreu i prezencës së OSBE-së Eugen Wollfarth.

Punimet u përshëndeten edhe nga përpaqësues të partive politike në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe të Luginës së Preshevës.

vijon..
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›