E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat Tirana zgjohet ngadale

Kryeqyteti ka nisur të zgjohet ngadalë pas dy ditëve të gjata festive që shoqëruan hyrjen e vitit të ri, 2011.

Gjatë paradites rrugët kanë qenë thuajse të boshatisura , me pak njerëz dhe automjete në lëvizje. Ndërkohë që kudo dallohen shenjat e festës , qoftë edhe pjesës më të dhunshme të saj të shkarkuar mbi tabelat orientuese.

Hapësirat për të parkuar këtë herë kanë qenë të bollshme aq sa automjetet shpeshherë janë lënë edhe në vende pak jo të zakonshme si tregues të përgjumjes së kryeqytetit.

Lokale e butikë kanë qenë shumica të mbyllur , pavarësisht se me kalimin e orëve rrugët kanë rinisur të gjallërohen ngadalë nga njerëzit.

Në Tiranë starti i vitit të ri ka nisur, teksa kryeqyteti ka filluar të marrë ngjyrat e tij të zakonshme mes zhurmës, trafikut dhe rrëmujës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›