Mubarak Duar te huaja pas sulmit

Presidenti egjiptian, Hosni Mubarak i bëri thirrje të krishterëve dhe muslimanëve në vend që të qendrojnë të bashkuar për të përballuar sulmet terroriste.
Deklarata e Mubarak ka ardhur pas atentatit vetëvrasës në qytetin e Aleksandrisë ku të paktën 17 të krishterë humbën jetën.
Në një deklaratë televizive të rralë Mubarak tha se pas sulmeve kamikaze në Aleksandri qendrojnë “duar të huaja”.
“Organizatorët e këtij sulmi kishin si objektiv të krishterët dhe nuk kanë respekt për njeriun, jetën dhe dinjitetin”, tha Mubarak.
Ai premtoi kapjen dhe nxjerrjen para drejtësisë të organizatorëve të sulmit të përgjakshëm, sulm të cilin e quajti si të pajustifikueshëm për Egjiptin dhe popullin egjiptian.