E Diel, 1 Nëntor 2026

Festat, Topalli feston me fëmijë në Parlament

Tiranë, 30 dhjetor NOA Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka ftuar sot fëmijë në ambientet e Parlamentit për të festuar festat e fundit. Mes muzikës dhe dhuratave të shpërndara , fëmijët recituan dhe gëzuan këtë moment të veçantë.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i uroi fëmijët që të rriten të gëzuar. Ajo falënderoi prindërit e tyre për punën që bëjnë çdo ditë. Ne mbyllëm një vit të suksesshëm. Sfida dhe mundësi të reja kemi përpara. Vitin e ardhshëm ju fëmijë bashkë me mamanë e babanë tuaj do të lëvizni të lirë, pa pengesa. Viti i  Ri është si ditëlindje për çdo njeri.  Por, ju jeni gëzimi jonë, ju jeni gjëja më e ëmbël e më e bukur në botë, që Zoti ka falur tha sot Topalli.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›