Kompanitë private mbështesin bashkinë e Tiranës në nismën Një qytetar, një pemë

Tiranë, 30 dhjetor NOA - Një kompani private në mënyrë vullnetare është bërë pjesë e nismës Një qytetar, një pemë e ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës dhe dhuron 20 gështenja.
Bashkia e Tiranës nesër në Rrugën Sami Frashëri do të realizojë mbjelljen me zëvendësimin e 20 gështenjave të dhuruara nga British American Tabaço Albania shpk. Një qytetar, një pemë është nisma që fton të gjithë komunitetin e Tiranës, shoqatat jo fitimprurëse, agjencitë, bizneset e mëdha dhe të vogla, kompanitë private dhe shoqëritë, etj, të kontribuojnë në mbjelljen e pemëve në metropolin tonë Tirana. Sot, kësaj nisme i bashkohet edhe 1 kompani tjetër private si partnere e besueshme në projektet e përbashkëta në ndihmë të komunitetit dhe në rritjen e hapësirave të gjelbërta. Kësaj nisme krahas kontributit të Bashkisë i janë bashkuar shumë biznese private, donatorë vendas dhe të huaj.