E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat, dekorimin e Tiranës e fitoi kunati i Lulzim Bashës

Share

Gjithçka që ka zbukuruar Tiranën këtë fundjavë, për festat e Çlirimit dhe të Pavarësisë, janë të reja. Të porositura posaçërisht për këtë ditë, stafi i kryebashkiakut Lulzim Basha, ka vendosur, jo vetëm që dekori i preferuar të jetë stema e bashkisë, por edhe të mos përdorë asgjë nga zbukurimet e lëna nga ish-kryetari Edi Rama.

Ekskluzivisht sot gazeta Shqiptarja.com zbulon në kryeartikullin e saj se milionat e hedhura për të zbukuruar Tiranën, Lulzim Basha ia ka besuar një njeriu të vetëm: Erjon Isufajt, i cili është kunati i kryetarit të bashkisë.

“Shqiptarja.com”, publikon në shkrimin me titull “Njolloset Flamuri” të gazetares Esmeralda Keta, dokumentet që vërtetojnë se ortaku i kunatit të kryetarit të bashkisë, dhe vajza që i ka organizuar gjithë fushatën zgjedhore, Odeta Malaj, kanë hapur një firmë Orange Advertising, vetëm pak ditë më parë.

Sipas dokumentit që disponon kjo gazetë në rregjistrin kombëtar të regjistrimit të biznesit, (QKR) rezulton se firma është themeluar me datë 13 tetor 2011 dhe është regjistruar në QKR më 18 tetor 2011. Pra kjo kompani reklamash është krijuar vetëm pak ditë më parë se sa të fitojë tenderin miliona lekësh për dekorin e Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›