E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diamant 3 milion dollarësh për Suri Cruise

Të gjithë fëmijët kërkojnë dhurata të çuditshme për Krishtlindje, por ajo që do të përkëdhelet më shumë është Suri Cruise. Mediat informojnë se babai i famshëm Tom ka vendosur që t`i dhurojë vajzës së tij 5-vjeçare, një diamant me një vlerë prej 3.5 milionë dollarë.

Tom Cruise kërkon të marrë në zotërim disa bizhuteri të çmuara që i përkasin koleksionit privat të Elizabeth Taylor që do të vihen në ankand më 13 dhjetor në Nju Jork.

Mes tyre, është dhe një unazë me diamant Krupp prej 33,19 karatësh që është i barasvlershëm me 3 milionë e gjysmë dollarë. Aktori mund të blejë dhe një stoli, e cila është e mbushur me diamant të stilit barok që datojnë në vitin 1880.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›