E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat e Nentorit, fluks emigrantesh ne port

Durres- Festat e nentorit kane shtuar dje ndjeshem numrin e emigranteve qe kthehen ne Shqiperi, ku sipas te dhenave, vetem ne portin e Durresit kane hyre mbi 3 mije pasagjere, kryesisht emigrante dhe 700 automjete. Ndersa ne ditet e ardhshme dhe javen e trete te dhjetorit, fluksi ne kete port te rritet me nje mesatare prej mbi 6 mije pasagjeresh ne dite. Sipas statistikave te policise vendore, vetem ne harkun kohor te 3 diteve te fundit kane zbritur ne portin e Durresit mbi 7 mije pasagjere dhe 2.500 automjete. Por festa e Kurban Bajramit dhe ato te 28 dhe 29 Nentorit kane rritur levizjen e qytetareve ne te dyja anet e kufirit te Kakavijes. Duke filluar nga dje, ne te gjitha akset rrugore jane shtuar patrullat e qarkullimit, duke i mbuluar keto akse me sherbim 24 ore per te bere te mundur parandalimin e aksidenteve rrugore dhe per t'u ardhur ne ndihme, te gjithe perdoruesve te rruges. Raportohet se nuk ka pasur radhe pritjeje ne Kapshtice apo Kakavije.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›