Athine, zhduket 15-vjecarja shqiptare ne lagjen e te pasurve
Athine- Zhduket ne rrethana misterioze 15-vjecarja shqiptare Kristina Pasho, duke futur ne ankth familjen dhe te afermit. Asgje nuk dihet per fatin e se mitures, me gjithe kerkimet, ku eshte perfshire si policia greke ashtu dhe ajo shqiptare. Burime zyrtare te Policise se Shtetit ne Athine, te cilave i referohet agjencia NOA, sqaruan se Kristina Pasho, 15 vjece, banuese me leje te rregullt qendrimi ne Athine (Greqi), eshte zhdukur qe prej dates 12 nentor 2009. Denoncimi per zhdukjen e Kristit eshte bere nga i ati, Arben Pasho, me 16 nentor, kater dite pas zhdukjes se mistershme, pas perpjekjeve te shumta qe familja dhe te aferm te tjere bene per ta gjetur. Policia e Athines tha se pranoi denoncimin per zhdukjen e te mitures dhe urdheroi nisjen e menjehershme te kerkimeve, ndersa kane nisur edhe hetimet. Nga te dhenat e para qe jane mbledhur, policia tha se zhdukja e vajzes se mitur shqiptare ka ndodhur ne zonen "Glifadha", qe njihet edhe si lagjja me e pasur e kryeqytetit grek, Athine. Rastet e zhdukjes se te miturve shqiptare, jane bere problematike ne Greqi. Ende edhe sot, prej me shume se nje viti, familja Dullia nga Tirana, e cila jeton prej vitesh ne Athine, eshte e shokuar per faktin se djali i tyre Mateo, qe duhet te jete rreth dy vjec, eshte zhdukur pa lene asnje gjurme dhe cdo perpjekje e deritanishme ka qene e deshtuar. Policia ka shperndare fotografi te vajzes se mitur ne te gjitha qytetet dhe pikat kufitare te Greqise.
Skeda e vajzes:
Emri: Kristina Pasha
Vendlindja: Shqiperi
Vendbanimi: Greqi
Data e zhdukjes: 12/11/2009
Data e pranimit te denoncimit: 16/11/2009
Vendi i zhdukjes: Athine, Greqi
Skeda e vajzes:
Emri: Kristina Pasha
Vendlindja: Shqiperi
Vendbanimi: Greqi
Data e zhdukjes: 12/11/2009
Data e pranimit te denoncimit: 16/11/2009
Vendi i zhdukjes: Athine, Greqi