Festat e fundvitit, 5 mijë lekë shpërblim për çdo pensionist

683 mijë pensionistë në të gjithë vendin do të marin një shpërblim prej 5 mijë lekësh për festat e fundvitit. Pak para mbylljes së vitit, qeveria ka rishikuar buxhetin e shtetit, duke vënë në dispozicion të Institutit të Sigurimeve Shoqërore një fond prej 3.5 miliard lekësh si bonus për pensionistët.
Ky bonus do të shpërndahet sipas kalendarit të pensioneve në sportelet e Postës shqiptare.
Shpërblimet e fundvitit për pensionistët janë kthyer në traditë prej disa vitesh. Edhe në buxhetin e vitit të ardhshëm, qeveria ka parashikuar një fond të veccantë për bonusin e pensionistëve.