E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat e fundvitit grand ballo ne Teatrin Operas

 Mbrëmja festive e edicionit të 10 të grand ballos në Teatrin Operas dhe Baletit filloi nën ritmet shqiptare .

Balloja e fund vitit solli në skenë hitet më të mira botërore qq kqndohen kryesisht ne ndqrrim vitesh.  

Por nuk kishte si të mungonin edhe valsi, tango dhe baleti për fëmijët që përcolli një atmosferë krejtësisht të veçantë.

Në mbrëmjë të mëdha jo gjithçka mundet të shkoj siç duhet, ka raste ku padjeshkat mund të mbesin në tentative, por publiku e mirëkupton emocionin dhe duartroket, ka edhe pengesa nga fustanet mondane.

Por premierë absolute e kësaj mbrëmje ishte edhe marshi dedikuar princ Vidit shkruar në vitin 1914 nga Lec Kurti.

Një gjë është e sigurtë publiku u argëtua dhe festoi sëbashku me profesionistet ne skenën madhështore nën një skenografi festive

Të pranishmit të veshur ndryshe nga netët e zakonshme u larguan për në shtëpi me një shije mondane.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›