E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderohen personalitete te kultures dhe sportit shqiptar

Në prag të festive të fundvitit, 10 personalitete nga arti dhe kultura janë nderuar nga Presidenti i Republikës me medalje mirënjohjeje për kontributin e tyre kombëtar.
Loro Boriçi dhe Prokop Mima  ishin dy personalitetet e parë , të cilët u nderuan pas vdekjes me medaljen “Nderi I kombit” . Ndërsa Shkrimtarët Fatos Kongoli e Visar Zhiti, aktori Rikard Ljarja, dramaturgu Mihal Luarasi, piktori Alush Shima si dhe disa artistë e autorë të tjerë janë vlerësuar nga kreu i shtetit me urdhërin “mjeshtër  madh”. 
Vlerësimi i 10 personaliteteve të elitës shqiptare shënoi edhe nisjen e një tradite të re nga presidenti i republikës. Çdo fundvit  kreu I shtetit do të vlerësojë artiste  të tjerë për arritjet me veprat e tyre. Në ceremoninë e dekorimit merrnin pjesë kolegët, familjarë dhe miq të artistëve të vlerësuar me medalje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›