E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat e fundvitit ministrat joshin punonjesit buxhetore

Anetaret e qeverise do te caktojne fond te vecante per aktivitetet kulturore te fund-dhjetorit per nepunesit

Ministrat e kabinetit Berisha do te perfitojne nje fond te vecante per te realizuar ceremonine e festes se fundvitit per administraten e tyre. Keshilli i Ministrave ka marre persiper per te perballuar me nje fond te vecante festat e fund-dhjetorit qe do te organizohen nga te gjitha ministrite. Qeveria e ka shperndare kete vendim ne te gjitha ministrite e linjes per te perballuar shpenzimet e veprimtarive social-kulturore qe do te organizohen per administraten perpara pushimeve te fundvitit. Ndryshe nga viti i kaluar ku kabineti Berisha me nje vendim te posacem miratoi shperblimin per administraten me 10 mije leke dhe pagen e 13-te per nepunesit e lsquodalluar kete here ka vendosur te paguaje edhe ahengun duke argetuar administraten. Ne kete vendim eshte specifikuar se ne rast se festat organizohen jashte qendres se punes atehere shpenzimet e transportit dhe akomodimi ne hotel do te paguhet nga vete punonjesit. Pjesa tjeter do te paguhet nga secili drejtues i institucionit i cili do te jape leje per organizimin e veprimtarive te tilla. Ky padyshim eshte nje lajm i gezueshem per administraten shqiptare i cili vjen ne prag te nisjes se nje fushate te gjere elektorale. Zgjedhjet e 8 majit 2011 duket se e kane nisur nxehjen e tyre. Ne nje kohe krize globale ekonomike qeveria hap thesin per te kenaqur administraten publike. Nisja e fushates elektorale duket qartesisht pasi me ane te ketij vendimi ministrat do te synojne te lsquojoshin administraten duke pretenduar qe kjo lsquojoshje te perkthehet me rreth 89 mije vota me shume ne favor te kesaj mazhorance ne zgjedhjet e 8 majit. Veprimtarite e ndryshme qe kane karakter social apo kulturor sikurse jane ato te organizuara per rastet e daljeve ne pension te festimeve te fundvitit dhe te tjera organizime te realizuara nga institucioni perballohen nga fondi i vecante. Ne keto veprimtari social-kulturore kur ato organizohen jashte qendres se punes shpenzimet e transportit dhe akomodimit paguhen nga vete punonjesit. Kjo eshte permbajtja e vendimit numer 929 qe mban daten 17 nentor 2010. Efektet financiare qe rrjedhin nga zbatimi i ketij vendimi perballohen nga buxheti vjetor i miratuar per cdo institucion.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›