Fshehu 900 mije USD hetim per pastrim parash bosit te VEFA-s
Bosi i firmes piramidale Vefa Holding thirret ne prokurori per te treguar mbi llogarine bankare prej 900 mije dollaresh amerikane shume e depozituar ne nje banke ne Hungari. Ai ka mohuar te kete dijeni per kete shume kolosale parash duke u shprehur se ne kete shtet kishte depozituar vetem 10 mije dollare dhe nuk ka informacion per 90-fishimin e tyre. Ish-bosi i firmes piramidale eshte thirrur nga Task-Forca ne Prokurorine e Tiranes e cila ka nisur nje procedim penal per pastrim parash. Vetem pak kohe me pare njesia e specializuar Task-Force prane Prokurorise se Tiranes ka nisur hetimet ndaj Alimucajt per akuzen e pastrimit te parave. Burimet thane se Vehbi Alimucajt i eshte bllokuar nje llogari bankare ne emrin e tij ne nje banke ne Hungari. Shuma e bllokuar eshte 900 mije dollare por emri i bankes nuk eshte bere i ditur per arsye te metejshme hetimore.
Pak kohe pas nisjes se hetimeve nga Task-Forca prokuroret kane thirrur per te deshmuar Vehbi Alimucajn ne cilesine e personit ndaj te cilit zhvillohen hetime. Gjate marrjes ne pyetje ish-bosi i firmes Vefa Holding ka mohuar ekzistencen e nje shume te tille parash. Ne deshmine e tij ai ka deklaruar se kohe me pare ka pasur vetem 10 mije USD te cilat i ka depozituar ne nje llogari bankare ne Hungari. Por shumefishimi i tyre nuk e kuptoj nga ka ardhur eshte shprehur Alimucaj para prokurorit. Gjithashtu ai ka shpjeguar se nuk eshte interesuar per sasine e madhe te parave. Me tej prokuroret e kane pyetur edhe per ceshtje teknike te transferimit te parave nga llogarite e tjera prova qe jane siguruar nga dokumentacioni i sekuestruar gjate hetimeve. Sipas te dhenave nga organi i Prokurorise se Tiranes Alimucaj eshte marre ne pyetje per disa ore ne ambientet e ketij institucioni dhe pritet qe te behet ballafaqimi i fakteve me deklaratat e tij per te vendosur sesi do te procedohet me tej.
Prokuroria e Tiranes tha se zbulimi i shumes prej 900 mije USD ne pronesi te Vehbi Alimucajt ka ardhur pasi familja Alimucaj ka tentuar ti terheqe kohet e fundit. Nga keto tentativa hetuesit shqiptare kane rene ne gjurmet e kesaj shume te majme dhe kane vendosur ti bllokojne. Hetimet kane filluar rreth tre muaj me pare dhe gjate kesaj kohe eshte nisur nje leterporosi per verifikimin e llogarise bankare. Nga te dhenat e para hetimore ka rezultuar se Alimucaj e ka transferuar kete shume disa kohe me pare dhe pas lirimit nga burgu ka tentuar ti rimarre. Paraprakisht dyshohet se kjo shume ka prejardhje nga kreditoret e firmes rentiere Vefa Holding dhe shteti shqiptar do te mundohet te riatdhesoje kete shume per tua rikthyer me pas kreditoreve.
Burime nga prokuroria thane se ai dyshohet se ka fshehur para edhe ne banka te tjera. Sipas Prokurorise Alimucaj duhet te vertetoje para hetuesve burimin e ligjshem te te ardhurave. Ne kuader te ketij hetimi prokuroria do te sekuestroje cdo prone pasuri apo llogari bankare qe do te zbuloje ne emrin e Vehbi Alimucajt apo personave te tjere me te cilet do te vertetohet se ka pasur lidhje. Emri i Vehbi Alimucajt do te behej mjaft i njohur per mijera qytetare shqiptare te cilet i besuan duke i lene ne duar kursimet e tyre me shpresen se do te perfitonin shume me teper nga perqindjet e larta. Firmat piramidale te cilat sollen shkundje te qytetareve duke u marre gjithe pasurine e vene ne ate kohe shkaktuan edhe trazirat e vitit 1997 ne Shqiperi. Alimucaj ishte bosi i firmes piramidale Vefa Holding e cila u krijua me 1993 dhe mashtroi 57 923 persona duke u zhvatur atyre shumen prej 325 300 000 dollaresh amerikane. Ish-bosi i Vefa Holding u arrestua me 28 prill 1998. Me pas u shpall fajtor dhe u denua me 20 vjet burg denim qe e perfundoi kete vit duke rifituar lirine.