Nata e Bardhe bashkia e Tiranes hap dyert. Aktivitete dhe koncerte
TIRAN- Ne kryeqytet festohet te henen Nata e Bardhe e kthyer tashme ne nje feste te pervitshme qe perkon edhe me Festen e Clirimit. Bashkia e Tiranes organizuesja e kesaj nate pa gjume ka planifikuar nje sere aktivitetesh duke filluar nga paraditja e deri ne oret e vona te mesnates.
Bashkia e Tiranes e ka cilesuar kete ceremoni si nje manifestim falas qe i jep perparesi krijmtarise dhe vleresimit te artit duke i dhene vemendjen e duhur zhvillimit te kultures apo veprave per ta kthyer artin ne nje pasuri te te gjitheve.
Koncerte ne gjithe sheshet e Tiranes Ne bulevardin Deshmoret e Kombit do te zhvillohet koncerti i pervitshem me muzike te lehte moderne e turbo- folk me kengetare te njohur ne mbare trevat shqiptare.
Si pervit ne nje orar te caktuar Bashkia e TIranes do te hape dyert per kureshtaret te cilet mund te vizitojne ambientet e saj dhe te takohen me kryetarin. Perqafome do te jete serish pjese e aktiviteteve te kesaj mbremjeje ku te rinj do te dhurojne perqafime neper rruge.