Festat e fundvitit në shkolla, nxënësit festojnë me programe artistike dhe urime

Nxënësit e shkollave të qytetit i kanë dhënë ngjyra dhe gjallëri festave të fundvitit përmes aktiviteteve festive dhe programeve artistike me këngë e kërcime.
Ne jemi ndalur në klasën e tretë të shkollës “Pandeli Cale”, ku fëmijët, përmes interpretimit dhe fjalëve të tyre, kanë përcjellë gëzimin e këtyre ditëve dhe kanë uruar festat për bashkëmoshatarët e tyre.
Atmosfera festive është ndjerë edhe në shkollën “Stavri Themeli”, ku nxënësit e klasës së parë janë argëtuar në praninë e Babagjyshit të Vitit të Ri, duke shkëmbyer dhurata mes njëri-tjetrit dhe duke përjetuar emocionet e para të festave.
Aktivitetet e organizuara kanë sjellë buzëqeshje dhe emocione pozitive, duke e kthyer shkollën në një hapësirë feste dhe urimi në prag të ndërrimit të viteve.
Gazetare Eftjola Fili
/rtsh.al/