E Diel, 1 Nëntor 2026

Festat kombetare organizim nga shteti

Ceremoniali dhe dekori per festat kombetare do te jene ne juridiksionin e Protokollit te Shtetit. Kjo per shkak se ne ditet e festave te nentorit kryetari i bashkise se Tiranes nuk e zbatoi ligjin per ceremonialin duke perdhosur diten e Flamurit dhe dinjitetin e mbare shqiptareve. Sa i perket shkarkimit te kryebashkiakut Berisha tha se nuk mund ta shkarkoje pasi eshte edhe kryetar i PS-se dhe mund te merrej si politik ky akt. Megjithate ai shprehu besimin se drejtesia do te veproje pas nismes se Keshillit bashkiak per shkarkimin e tij.
Ligji
Kryeministri Berisha i kerkoi dje ministrit te Jashtem qe te pergatise ndryshimin ne ligjin per Protokollin e Shtetit per te kaluar ne autoritetin e protokollit te shtetit detyrimin e te gjithe ceremonialit dhe dekorit ne rastin e festave kombetare. Duke u nisur nga rasti me i fundit i mospergatitjes nga ana e bashkise se Tiranes te dekorit me rastin e dites se Pavaresise kryeministri Berisha tha se me 28 nentor kryetari i bashkise se Tiranes ka fyer cdo shqiptar duke bllokuar dekorin festiv te qytetit. Kerkoj qe me perparesi te madhe ligji i Protokollit te Shtetit te kaloje ne autoritetin e protokollit te shtetit detyrimin e te gjithe ceremonialit dhe dekorit ne rastin e festive kombetare. Ate qe Edvin Kristaq Rama beri dy vite rresht me diten e Pavaresise mund ta bente vetem nje apatrid per te cilin vendi dhe kombi nuk ekziston tha Berisha. Ai vijoi se me 28 nentor ai ka fyer cdo shqiptar. Sipas Berishes Rama nuk ka perdhosur thjesht festen kombetare por ate qe ne shqiptaret e kemi shume specifike diten e Flamurit.
Flamuri
Kryeministri Sali Berisha argumentoi se pse veprimi ose me sakte mosveprimi i Rames tingellon kaq rende per shqiptaret. Ne shqiptaret kemi nje specifike. Ne themi dita e Flamurit ndersa kombe te tjera nuk e kane kete e quajne dita e Pavaresise apo me emer tjeter. Ndersa ne i kemi bere sinonim te njera-tjetres. Ne fakt ajo eshte dita e Pavaresise por ne te gjithe ecurine ka mbetur si dita e Pavaresise-dita e Flamurit-tha Berisha. Sipas tij asnje komb nuk e ka me te fuqishem se shqiptaret simbolin e flamurit. Edhe himni kombetar po ta shqyrtojme eshte nje kenge per flamurin. Kurse ky zoteri dy vite rresht ofendon duke bllokuar dekorin e qytetit vijoi kryeministri i vendit mjaft i irrituar per kete papergjegjshmeri. Kerkesa e Berishes per ndryshimin e ligjit per Protokollin e Shtetit vjen pasi me 28 nentor ne diten e Pavaresise ne kryeqytetin shqiptar Tirane nuk kishte asnje lloj zbukurimi. Madje nuk kishte as edhe nje lloj shenje qe Tirana dhe gjithe Shqiperia kishin feste perkundrazi kryeqyteti dukej si ne zi. Nje akt i tille u cilesua si mjaft i rende dhe fyes nga qytetaret e Tiranes. Pas ketij akti qe u konsiderua mjaft i shemtuar edhe Keshilli Bashkiak i Tiranes ndermori iniciativen per shkarkimin e kryebashkiakut te Tiranes duke kerkuar madje edhe procedim penal ne prokurori kunder tij.

Akuzave te Berishes u pergjigjem me 300 peme te mbjella
Rama-Berishes Merru me permbytjet
Akuzave te Berishes per perdhosje te dites se Flamurit dhe fyerje te mbare shqiptareve Rama iu pergjigj dje duke i sugjeruar qe te merret me permbytjet. Kryeministri te merret me zonen e permbytur te Shkodres shembelltyra me kuptimplote e deshtimit te tij dhe mos rreket me kot ta mbuloj deshtimin e tij duke pergojuar flamurin e kombit dhe flamurin e perbashket te te gjithe shqiptareve per te cilin eshte njeriu me i pa duhur qe te mund te na e kujtoje ne te tjereve-tha Rama. Ai ka vijuar duke iu pergjigjur ne menyre paksa te llogaritur dhe te vecante akuzave. Treqind shpifjeve te Saliut per nje muaj 30 dite nga dhjete shpifje ne dite ne i pergjigjemi sot me 300 peme dhe drure dekorative ne nje dite ne nje bllok banimi te rikonstruktuar ku sot rikthehemi per ti shtuar permasen e gjelber sic do te rikthehemi ne te gjitha blloqet qe kemi rindertuar vijoi kryebashkiaku i Tiranes. Pemet u mbollen brenda bllokut te banimit Njazi Meka ne Allias kufizuar nga rruga Njazi Meka- rruga e Dibres- rruga Niko Avrami.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›