Grupi i PS vendos te votoje Buxhetin rebelohen deputetet
Partia Socialiste do te marre pjese ne votimin e buxhetit te vitit 2011. Sinjali i dhene nga deputeti Ben Blushi me pjesemarrjen ne votimin ne parim te buxhetit dhe shqetesimet e ngritura ne mbledhjen e grupit parlamentar te PS-se nga deputetet Arben Malaj dhe Andis Harasani kane bere qe drejtuesit e PS-se te pranojne pjesemarrjen ne votim vetem ne rast se mazhoranca do te pranoje qe buxhetit ti shtohen dhe amendimet e opozites. Vendimi eshte marre dje ne mbledhjen grupit parlamentar te Partise Socialiste dhe ka qene kreu i grupit Gramoz Ruci qe pas diskutimeve te deputeteve eshte shprehur se opozita do te marre pjese menyre te kushtezuar. Por mendimi i deputeteve qe kerkojne nje opozite me te moderuar ne Kuvend eshte kundershtuar nga nje pjese e deputeteve te Partise Socialiste. Bashkim Fino dhe Saimir Tahiri u kane kujtuar kolegeve socialiste ne mbledhjen e grupit se per bojkotin e Kuvendit ekzistojne vendime te forumeve te PS-se dhe nje qendrimi i hershem per marredhenie te kushtezuara me Kuvendin megjithese ata nuk e kane kundershtuar ne menyre te drejtperdrejte. Deputetit Bashkim Fino ka shkuar dhe me tej ne deklaraten e tij duke u shprehur se qendrimi ndaj mazhoances duhet te jete me i forte. Fino ka marre shkas nga mitingu i fundit i PS-se ne Lushnje duke theksuar se me mbeshtetjen dhe pjesemarrjen e elektoratit selia roze duhet te vazhdoje me protesta dhe me linjen e ashper. Nderkohe qe Malaj dhe Harasani jane shprehur se amendamentet jane te rendesishme. Madje Harasani eshte shprehur se nuk duhet te teprohet me amendamente pasi mund ti merzisin njerezit si protestat. Nje tjeter pike e diskutuar ne mbledhjen e djeshme te grupit te partise socialiste ka qene dhe ajo per mocionin me debat per refuzimin e statusit te vendit kandidat per ne BE. Deputetet e PS-se do te kerkojne qe mocioni me debat dhe miratimi i rezolutes per integrimin te diskutohet para dates 23 dhjetor. Vendimi i marre per daten 23 dhjetor nga Konferenca e Kryetareve eshte cilesuar nga deputetet si nje afat i larget qe perkon me festat e fundvitit kohe kur dhe interesi i opinionit eshte i ulet per zhvillimet politike ne vend. Nderkohe qe amendimet e buxhetit nga PS-ja do te paraqiten sot ne seance parlamentare. Dokumenti i socialisteve perfshin ekspertizen qe i eshte bere buxhetit qe nga paraqitja e tij ne Kuvend. Pjesa me e rendesishme ka te beje me investimet dhe ate qe socialistet e kane quajtur si mungesa e karakterit social te buxhetit dhe shperndarje joefektive e te ardhurave. Keshtu nje nga pikat qe do te kerkoje opozita ne seance gjate shqyrtimit nen per nen te buxhetit ka te beje me shtimin e fondeve per institucionet Kushtetuese. Ne projektin e PS-se kane gjetur vend shqetesimet e ngritura ne Komisionin e Ekonomise nga perfaqesuesit institucioneve kushtetuese per rritje te buxheteve. PS-ja ka deklaruar se shume prej institucioneve qe kane qene kunder vendimeve te qeverise ne buxhet jane diskriminuar me percaktimin e shpenzimeve dhe te ardhurave vjetore. Nje tjeter pike ne buxhet ka te beje me pushtetin vendor propozimi i opozites per kete ceshtje eshte qe te rritet deri ne 20 per qind buxheti per pushtetin vendor. Tjeter pike kritike qe ka te beje me propozimet e opozites eshte dhe rritja e buxhetit per sherbimin shendetesor. Nderkohe qe verejtje PS-ja ka dhe per parashikimet e rritjes ekonomike.
Debatet ne grupin parlamentar te PS
Paulin Sterkaj Ju falenderoj qe me pranuat ne perberje te grupit parlamentar te Partise Socialiste.
Gramoz Ruci Do te diskutojme ne lidhje me qendrimin qe do te mbajme neser ne Kuvend per projektbuxhetin e vitit 2011. Ajo qe dua te diskutoj eshte paraqitja e disa amendamenteve te cilat duhet te prezantojne dhe qendrimin e socialisteve ne lidhje me buxhetin e shtetit. Mendoj se ne duhet te marrim pjese ne kete votim dhe te japim voten tone per amendamentet.
Saimir Tahiri Po sikur kemi nje vendim per te mos marre pjese ne votimin e ligjeve te paraqitura nga mazhoranca. Jo se jam kunder qe te paraqiten amendamente dhe te votohen ne Kuvend. Por...
Arben Malaj Mendojme se duhet qe te paraqesim amendamentet tona per buxhetin pasi jemi parti qe kemi alternativa.
Bashkim Fino Lushnja me ate numer shume te madh njerezish qe moren pjese ne kete miting dha nje sinjal te qarte se duhet vazhduar ne kete rruge. Nuk duhet te luajme me ndjenjat e njerezve. Nga kontaktet me njerezit dhe sidomos gjate protestes te zhvilluar ne Lushnje na kane kerkuar qe te mos marrim pjese ne votime. Marredhenia jone me Kuvendin nuk ka ndryshuar dhe kemi nje qendrim politik per kete.
Andis Harasani Une jam i mendimit qe te propozojme amendamentet ne emer te PS pikerisht per ato shqetesime qe kemi ngritur gjate diskutimit te projektbuxhetit neper komisionet parlamentare. Por mendoj qe te mos jene shume amendamente qe te mos i merzisim njerezit si me protestat.
Eglantina Gjermeni Une kam pergatitur rezoluten per dhunen ndaj grave bashke me grupin e punes.
Arta Dade Cfare eshte kjo rezolute per dhunen ndaj grave. Perkrahet dhe nga Ligori.
Eglantina Gjermeni Na lini te punojme pasi une jam lodhur per kete.
Albert Caci Po cfare keni ju deputetet e Elbasanit. Ne te Lushnjes nuk kemi fare probleme. Dhuna ka qene brenda parametrave normale ketej.
Te qeshura ne salle.
Gramoz Ruci Tani besoj se te gjithe jeni te qarte ne lidhje me qendrimin qe do te mbajme ne Kuvend duke votuar amendamentet tona. Nese nuk votohen atehere nuk do te votojme per as nje nen te projektligjit per buxhetin e shtetit te vitit 2011. Te behen amendamentet qe te jene gati per ne seancen parlamentare.
Disa prej amendimeve te buxhetit 2011 nga PS
Rritje e buxhetit per institucionet e pavarura
Buxheti pushtetit lokal per 2011 te rritet me 20-30 me shume
Rritje e buxhetit per agjencite mbikeqyrese me 40 .
Fond i vecante qe buxhet per reformen ne sistemit pensioneve
Fonde shtese per fermeret ne menyre qe te mbulohen permbytjet vaditja si dhe per makineri.
Rritje me 20 e buxheti per shendetesine
Shperndarje e fondeve ne menyre me te balancuar