Gjinushi Pse nuk mund te digjen fletet e votimit
Kryetari i Partise Socialdemokrate Skender Gjinushi ne nje interviste per gazeten Koha Jone eshte shprehur se hetimin e fleteve te votimit nuk e pengon as Kushtetuta as Kodi Penal dhe per me teper Kodi Zgjedhor. Teksa me tone indirekte eshte shprehur kunder djegies se fleteve te votimit duke nenvizuar faktin se Kodi nuk e urdheron kreun e KQZ per te djegur fletet por e lejon ta beje nje gje te tille qe mund te realizohej pas terheqjes se kutive me materialet zgjedhore dhe te fleteve te hetimit ne Komisionin e Hetimit. Pasi te mbarohej pune me to atehere zbatohej neni 178 i Kodit Zgjedhor nga KQZ.
Z. Gjinushi Partia Socialiste eshte terhequr nga kerkesa e saj e hershme per hetimin e fleteve te votimit duke bere pjese te hetimit te komisionit parlamentar vetem kutite e materialeve zgjedhore. Si e vleresoni kete terheqje i permbush ajo kerkesat e opozites per hetim te zgjedhjeve
Procesin e fleteve te votimit me materialet zgjedhore e ka lidhur Berisha. Madje dhe debati i ngritur nga mazhoranca per hapjen dhe mos hapjen e kutive eshte absurd pasi dihet qe ne cdo vend normal transparencen nuk e ndalon askush. Ne te gjitha Kushtetutat evropiane dhe kjo jona kete fryme ka thuhet ne menyre te qarte se hetimi nuk ka kufizim. Pra Kushtetuta jone eshte e kunderta e asaj qe deklarojne me mburrje nje pjese e mazhorances qe nuk ka hetim te pakufizuar. Sepse te thuash qe ka kufizim ne hetim eshte si te thuash qe ka shkelje qe nuk hetohen. Mund te kete materiale qe nuk behen publike per ceshtje hetimi apo mund te kete sekrete qe nuk behen publike por per cdo gje format e hetimit pershtaten. Bie fjala Prokuroria deklaron se nuk publikohet nje dokument se demton hetimet por me mbrapa i ben publike pasi eshte kapur fajtori etj. Pra mosberja publike dhe kufizimi i hetimit jane tjeter gje dhe Kushtetuta e garanton kete gje. Per pasoje kur themi qe ka hetim dhe me pas diskutojme te hapen apo jo kutite kjo eshte absurde. Nese thua ka hetim atehere ka kontroll te te gjitha materialeve. Keshtu qe per mua pyetja se cfare do te hetojme sduhej ngritur. Keto pyetje behen vetem ne nje shoqeri qe nuk i ka te qarta konceptet demokratike mund te mbrohet nga analiste qe nuk e kane te qarte dallimin mes diktatures dhe demokracise sepse vetem ne diktature mund te thuash qe heto por jo ato qe prekin interesat e partise. Absurdi tjeter ishte se me nisjen e ketij debati filloi dhe ceshtja tjeter Hapen kutite e votimit apo nuk hapen. Ketu kuptojme se kjo eshte nje gje antikushtetuese. Sepse cdo te thote qe kutite e materialeve hapen dhe kutite e votimit jo. Nuk ka kuptim derisa Kuvendi vendos te votoje ai mund te kerkoje te hapen kutite e materialeve zgjedhore ne nje zone dhe kutite e fleteve te votimit ne nje zone tjeter. Sigurisht qe kerkesat behen ne baze te te dhenave qe kane dhe dyshimeve te arsyeshme. Pra cdo hetues ne nje ceshtje te zakonshme niset nga dyshimet nga te dhenat paraprake. E vetmja gje qe mund te shtrohej per diskutim ishte se a ka te dhena paraprake per manipulime dhe jo te kufizohej hetimi. Per kete kemi raportin e OSBE/ODIHR i cili denoncon se kishte shkelje te ligjit qe ne numerim per transferim te votave madje hidhen dyshime per ngaterrim pirgu te votave nga komisioneret pa folur per votim familjar mos shenimi me boje firma te njejta mungese emrash.
Hetimi i materialeve zgjedhore mund ti zgjidhe te gjitha keto pretendime
E parashtrova gjithe kete qe thashe me siper per te thene se ne demokraci debati funksionon ndryshe. Pra nje e drejte kushtuese e hetimit po kufizohet arbitrarisht nga mazhoranca. Sepse ata e kufizuan arbitrarisht duhet ti ishin drejtuar ata gjykates. Madje do te thosha se edhe ndermjetesit nderkombetare jane treguar tolerante gjate kesaj kohe sepse ata mund ta thoshin me nje fjali qe Evropa e njeh hetimin e zgjedhjeve dhe hetimi i zgjedhjeve behet pa kufizim pra behet sipas kerkeses se atij qe do te hetoje. Me kete levizje te opozites tregojme se nuk eshte opozita qe i kerkonte te dyja pra materiale dhe flete dhe tani kerkon vetem nje. Opozita qe ne fillim ka kerkuar hetim te zgjedhjeve. Hetim do te thote te kontrollosh materialet. Ai qe i ka lidhur materialet me fletet ka qene Berisha. Sepse fillimisht u tha te hapen kutite dhe mazhoranca tha se hetimi lejohej po pa materiale zgjedhore pra thene qe te hetoheshin a ishin lyer qendrat e votimit a shkonin njerezit ne votim e te tjera detaje ta parendesishme. Ne shkurt te ketij viti u detyruan te pranojne qe te hetohen materialet por per fletet te pyesim Komisionin e Venecias dhe materialet te mos preken deri sa te vinte pergjigjja nga Venecias kur nuk dihej as kush do e pyeste as si do e pyeste dhe as kur do e pyeste. Pastaj kemi propozimin e ambasadoreve qe te niste hetimi i materialeve dhe nderkohe per fletet te pyetej Venecia dhe kete gje se pranoi Berisha. Mire per fletet e ndalonte Komisioni i Venecias se sishte shprehur po per materialet cfare e pengonte. Ne kete kohe ai shpiku nenin 178-te qe po u hapen materialet fletet digjen.
Po neni nuk eshte shpikje e mazhorances ai eshte miratuar nga PD dhe PS.
Nje sekonde se historia e ketij neni eshte pjesa me qesharake e ketij debati qe tregon nje injorance totale te shoqerise tone ne teresi sidomos ne nivelet analitike. Sepse te flasesh se kush eshte fuqia e hetimit zgjedhor nga Kuvendi qe eshte nje e drejte Kushtetuese qe thote se keto komisione veprojne sipas nje ligji te vecante ky ligj eshte ne fuqi dhe thote se komisioni vepron sipas procedures penale. Pra pyetja eshte se cfare procesi duhet te ndjeke ky komision me kutite e zgjedhjeve ndersa mazhoranca ne kete moment lexon ne menyre absurde se cfare ben KQZ-ja me kutite e votimit. Pra e thene me thjesht nese Prokuroria Kontrolli i Larte i Shtetit shkon te hetoje nje institucion nuk mund te dale pengese per kete gje rregullorja e administrates. Pra ketu do te merreshin materialet dhe nuk mundet qe nje injorant ligjor te ndaloje me rregulloren e institucionit te tij hetimin e nje institucioni me te larte. Pra organi hetimor i Kuvendit vepron ne baze te procedures penale dhe debati eshte nese ky komisionin i hap apo nuk i hap kutite dhe jo nese i hap apo si hap KQZ-ja. KQZ-ja administron zgjedhjet nga ana institucionale dhe ne fund materialet i ruan dhe fletet i djeg por ky nuk eshte urdher eshte lejim. Nuk eshte se i kerkohet me doemos ti djege fletet ligji ia lejon por se urdheron. Kjo do te thote qe ne ate faze te procesit fletet skane vlere. Ketu eshte bere sikur djegia eshte nje urdher. Pra problemi edhe nje here eshte cfare parimi shkelet nese heton shkeljet ne zgjedhje. Komisioni Hetimor ka te drejte te hetoje shkelje te cdo veprimtarie tjeter shteterore dhe vetem tek zgjedhjet nuk paska te drejte te hetoje. Kjo ndodh sepse ne zgjedhje shkeljet i ben politika dhe meqenese politikanet nuk hetohen perkundrazi sa me shume vjedhin aq me lart shkon ne pushtet ketu ne menyre ironike shkelet parimi i asaj shprehjes se re vidh vidh se dicka do te ngelet. Ngaterrimin me kutite e ka bere mazhorana. Sepse eshte shume e thjeshte diten qe ngrihet komisioni kutite kalojne nga KQZ-ja ne Komisionin Hetimor sic u bene ne vitin 2005 dhe per pasoje KQZ-ja nuk ka me asnje detyrim ligjor ndaj ligjit sepse pret te mbaroje pune komisioni dhe kur kthehen kutite mund te zbatoje nenin 178.
Pra nderhyrja e KQZ-se ne kete debat nuk ka te beje me hetimin sipas jush
Po them se hetimi i zgjedhjeve eshte nje e drejte kushtetuese dhe i vetmi argument qe ka sjelle mazhoranca eshte se hetimi ne tersi i zgjedhjeve shkel parimin e vjedhjes dhe te korrupsionit ndaj te lexosh nenin 178 eshte injorance. Sepse nese do flasesh p.sh per sherbimin shendetesor do lexosh ligjin per Sherbimin shendetesor dhe jo ligjin per Arsimin e larte. Kodi Zgjedhor si cdo ligj ka juridiksion e vet ai rregullon cfare ben KQZ-ja Kolegji Zgjedhor cdo gje qe ka te beje me procesin zgjedhor dhe ska asnje ligj qe krahas rregullimit te procesit ka dhe menyren se si hetohen shkeljet dhe hetimin e procesit. Shkeljet ne zbatim te ligjit i heton vetem Kodi i Procedures Penale. Hetimi eshte i njellojte si per ate qe vjedh voten partite apo ate qe vjedh pronat. Cdo lloj shkelje mbi kete baze hetohet qofte nga Prokuroria Kuvendi etj. Tre institucione mund te bejne hetime media prokuroria dhe Kuvendi edhe pse flasim per gjera qe kane ndryshime esenciale ne forme. Media ben investim deri ne nje fare mese dhe nuk ka peshe ligjore por ka nje peshe me te madhe qe eshte opinioni. Kuvendi ka peshe politike ne hetimet qe ben dhe ketu bien ato budallalleqe qe gjasme shkelet ligji sepse Kuvendi ne fund te hetimit del me nje raport nuk merr vendim. Raporti qe nxjerr Kuvendi nuk detyron institucionet e tjera te marrin vendime por ama ka peshen politike. Ndersa prokuroria ka te drejten e ngritjes se akuzes. Pra dallimet jane esenciale ne fuqine qe kane por jo ne hapesiren qe ndermarrin. Por tani opozita i ka dhene mundesi qe mazhoranca te lejoje hetimin duke qene se opozita pranoi oferten qe Berisha beri disa kohe me pare.
Por para se te ngrihet komisioni mazhoranca ka kerkuar qe te behet kerkesa ne menyre zyrtare
Kerkesa eshte zyrtare sepse ngritja e komisionit hetimor eshte bere qe ne shkurt madje ka dhe nje vendim qe eshte miratuar nga PD-ja. Ky vendim ne hapesiren qe i le opozites eshte me i gjere ne hetim keshtu qe ska nevoje per kerkese zyrtare sepse amendohet ky vendim dhe shtohet fjala qe ky hetim nuk ka nevoje per fletet e votimit me qe kjo u ra dakord te mos perfshihet.
Heqja dore nga fletet e votimit do te sjelle impak ne elektoral duke qene se per nje vit ka kerkuar hapjen e kutive
Ne kete moment Berisha eshte kapur jashte loje por ai eshte nga ata qe edhe kur kapet ne pozicion jashte loje nuk i dridhen qepallat nuk e ka problem. Eshte nje situata ku kalojme pa dashur edhe te sarkazma dhe te gjitha figurat e tjera sepse te gjitha jane te bindur se kutite nuk hapen sepse fle lepuri brenda. Sepse nese nuk do ishte ky problem Berisha do i kishte hapur kutite nese do te ishte i paster sepse me nje gur vriste dy zogj. Edhe tregonte se mazhoranca ishte e paster dhe i rrezonte piket e se majtes ne maksimum nese dilte qe kutite ishin te pastra. Por te gjitha keto kane qene pa thelb sepse ne nje vend demokratik shumica ka te drejte te marre te gjitha vendimet qe do por ama pakica ka te drejte te hetoje gjithcka. Nese arrijme ne piken qe shumica i thote pakices se cfare duhet te hetohet atehere nuk jemi me ne demokraci. Nuk mund te kete kompromis per hetimin sepse atehere nuk quhet kompromis. Nese policia kontrollon nje banese per hashash dhe bie dakord me banoret se cilen banese do te kontrolloje atehere ky nuk quhet hetim.
Cfare do te sjellin protestat
Ju e shihni ne cfare situate eshte vendi kemi presione mbi institucionet probleme me mediat dhe me gjithe institucionet e qeveritare. Ketu nuk eshte me ceshtja te merresh me gjurmet por me ujkun. Per zgjedhjet qytetaret e pane se si ishin nje Rruzhdie dhe per kete shkaktare eshte qeveria. Prandaj eshte e kote te flitet per reforme ne Kodin Zgjedhor me kete qeveri pasi shkaktare eshte qeveria. Nese do te heqesh aksidentet ne rruge fillimisht duhen hequr shoferet e dehur kontrollon patentat se si jepen dhe pastaj mund te besh ndonje rregullim ne Kodin Rrugor. Protestat jane ne funksion te problemeve qe jane prej kohesh qe nga korrupsioni qe eshte kthyer ne babezi sepse zgjedhjet u vodhen per te vazhduar korrupsionin ne nivelet e larta per te vazhduar korrupsionin ne kohe. Berisha nuk i vodhi zgjedhjet nga dashuria per integrimin e vendit. Dhe kjo zgjidhet vetem duke larguar koken. Pra qytetaret e dine se problemet zgjidhen duke larguar kete qeveri. Pra nuk mund te rrije me nje skuader kur ka deshtuar ne ndeshjet kryesore sic ishte kjo e statusit te vendit kandidat te mos harrojme se me Saliun kemi dhe shitje dhe blerje ndeshjes qe eshte me e rende. Bisedoi Qamil Xhani