Festat ne TCH 2011Koha jote filloi

Spektakle humori e jo vetëm, reality shoë, filma për të rritur e fëmijë, koncerte…
Ne date 31.
“Në fakt programacioni i Vitit të Ri fillon të mendohet që në muajin tetor dhe ka dy drejtime në të cilat mendohet mirë, e para planifikimi duke llogaritur target-grupet e ndryshme të audiencave në bëjmë një përzgjedhje të programeve që duam të japim që i takojnë këtij target-grupi, dhe në anën tjetër është përmbajtja që ka të bëjë me përfshirjen e sa më shumë zhanreve në mënyrë që të thithim në ekranin e Top Channel një audiencë familjare sa më të madhe”, deklaron Vjollca Dedei, Drejtoreshë e Programacionit në Top Channel.
“Ky program fillon që në mëngjesin e datës 31 me Ëake Up që do të jetë më i gjerë dhe dhe shumë me ndryshe. Vazhdon me Select që sërish do të jetë më i gjerë dhe ndryshe. Do të sjellë hite të reja dhe informacione nga shoë bizz që deri më tani publiku nuk i ka dëgjuar, do të vazhdojë me Pasdite në Top Channel që prapë do të ketë një program më të gjerë dhe me orar të zgjatur, për të vazhduar me Fiks Fare që do të jetë prezent në 3 netët e Vitit të Ri në orarin e tij, spektaklet e mbrëmjeve që do të jetë “2011..Koha jote filloi” që ka humorin në themel, por që këtë vit ka një gamë shumë më të gjerë ”, shton drejtoresha Dedei.
“Koha jote filloi është perceptuar si një spektakël ku në mënyrë të natyrshme një numër i madh figurash publike vijnë dhe integrohen aty, jo në kuptimin tradicional si të ftuar por si pjesëmarrës dhe një pjesë e mirë e tyre edhe si aktorë. Është një nga surprizat më të mëdha pjesëmarrja e figurave si Alban Dudushi, Tinka Kurti, disa nga personazhet më të njohur të spektakleve të Top Channel etj. Disa nga ambientet e lajmeve të Top Channel shërbejnë si dekore reale të spektaklit, por konteksti në të cilin janë vendosur është një kontekst komik”, shprehet Altin Basha, regjisor i “2011...Koha jote filloi”.
Nga 1 janari e ne ditet ne vijim…
“Reality shoë Big Brother që ka cudinë e radhës sepse ka disa banorë që nuk e dinë a janë banorë dhe ka disa banorë të rinj. Por kjo është ajo e zakonshmja që mund të sjellë nje reality shoë, sepse atë natë të vitit të ri do jetë shumë më tepër dhe do të ketë shumë më tepër spektakël. Ditën e dielë për 6 orë rresht do të jeni bashkë me Adi Krastën tek E Diell. Është menduar që kjo E Diell të sillet shumë më ndryshe se sa të Diellat e tjera që janë sjellë në Top Channel. Kemi një përzgjedhje të filmave të orëve të vona, ku mbizotëron drama dhe filma mjaft të mirë, sikurse kemi edhe filma që janë argëtues me humor dhe premierën e filmit shqiptar të Gjergj Xhuvanit, Lindje-Perëndim-Lindje. Kemi koncert me dhënien e cmimeve të MTV, një koncert me solistët shqiptarë më të mirë të muzikës lirike që është në nder të Tefta Tashko Kocos. Kemi seritë më të fundit të Spongebob, program të dedikuar për kinemanë dhe yjët që sjell të gjithë cka ndodhur në 2010 me filmat që kanë pasur më shumë sukeses, me festivalet, aktorët, intervista”, shprehet Vjollca Dedei.
“Ndoshta duket se Viti i Ri do të mbyllet më datë 2 janar, por për Top Channel ky vit i ri do të vazhdojë edhe në javën që vjen duke finalizuar me prodhimin më të fundit të Cirkut të Diellit, Delirium, që është një shoë i jashtëzakonshëm i muzikës, kërcimit dhe cirkut”, përfundon drejtoresha Dedei.